Elbasan, dhanë raport mjekësor të rremë, procedim penal 2 mjekëve

ELBASAN- Procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy mjekë në qytetin e Elbasanit, pasi kishin lëshuar një raport mjekësor fals.
A.Ç, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës të Elbasanit dhe S.P, 64 vjeç, banues në Elbasan, që të dy me profesion mjekun e përgjithshëm kishin lëshuar një raport mjekësor fals në emër të shtetasit J.K, 26 vjeç, banues në fshatin Kurtalli të Elbasanit.
Ky raport mjekësor ishte bërë për të pajisur 26-vjeçarin me një leje për armë gjahu.
Ndërkohë që ditën e lëshimit të raportit në fjalë, 31 Korrik 2014, shtetasi J.K ndodhej në shtetin fqinj grek dhe duke mos qenë prezent gjatë ekzaminimit mjekësor, gjë që i inkriminon të dy mjekët për “Shpërdorim detyre”.
Dhe po për veprën penale “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, materialet e mbledhura ndaj të dy mjekëve u janë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Add new comment