Korçë, arrestohet 25-vjeçari, mbante armë pa leje.

Postuar në 12 Gusht, 2014 05:16

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Korçë, ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Klajdi Ago, 25 vjeç, banues ne Libonik, Korçë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Policia e qytetit juglindorë njofton se arrestimi u bë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e  Agos, ku gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, së bashku me 13 (trembëdhjetë) fishekë model 56. Po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do ti referohen Prokurorisë Korçë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.