Arkiv-Lajme të përditësuara
Makina përplas ciklomotorrin në Shkozë, vdes 1 grua, 1 i plagosur
TIRANE - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është shënuar në zonën e Shkozës, Tiranë.
Për pasojë, ka humbur jetën një grua 53 vjeç e cila ndodhej pasagjere dhe është plagosur drejtuesi i ciklomotorit, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital e traumës.
Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në aksident. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e mërkurrës, ku një makimë tip Benz me targa AA 366 AM ka përplasur një ciklomotorin me targë CAD 352.
Virusi Ebola, merren masa, ISSH: Mos udhëtoni në vendet e Afrikës.
Për të parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit Ebola në Shqipëri, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë, Autoriteti i Aviacionit CIVIL dhe POLICIA Kufitare bashkërenduan masat për të gjithë qytetarët që udhëtojnë dhe vijnë nga vendet e prekura nga sëmundja infektive, e cila deri më tani ka marrë jetën e mbi 700 personave në kontinentin Afrikan.
Arsimi, Nikolla: Hoqëm 63 PROGRAME sepse nuk shkonin as 10 studentë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka zgjedhur t’i sqarojë “ballë për ballë” maturantëve të vërtetat, siç i quajti AJO, në lidhje me kuotat e pranimit në universitete dhe tarifat e studimit të lartë.
Ministrja tha SE nga qeveria e kaluar është bërë një “populizëm elektoral”, pasi rriti kuotat e pranimit të studentëve me 7 mijë më shumë nga sa kishin propozuar vetë institucionet e arsimit të lartë.
Vlorë, sekuestrohen e asgjësohen 1730 rrënjë kanabis në 24 orë.
1730 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga POLICIA e Vlorës në fshatrat, Kuç dhe Penkovë të Vlorës.
Lënda narkotike ishte mbjellë në 9 PARCELA në një terren të thyer malor në brendësi të këtyre fshatrave.
Sasia e kanabisit u asgjësua me anë të djegies, ndërsa ende nuk ka asnjë të ndaluar për këto parcela.
Grabitet për së 4-ti argjendaria Në 2011 mbeti i vrarë pronari.
Argjendaria “Gold” në zonën e Selvisë në kryeqytet, bie për të katërtën herë pre e grabitjes, gjatë një periudhe 3-vjeçare. Tentativa e parë më 21 Tetor të vitit 2011 rezultoi fatale për pronarin Rrapo Sinanaj, i cili mbeti i vrarë nga Viktor Gushi. Ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 10:00, vajza e Sinanajt, Olta, ka mbetur e plagosur nga autorët, të cilët e kanë qëlluar me tytën e pistoletës në kokë, ndërsa kanë marrë sende me vlerë që kapin shifrën mbi 50 mijë Euro, dhe kanë arritur të largohen.
BYPASS-i i Fierit vijon punën,arrihet marrëveshja për çmimin e tokës.
Punimet në By-Passin e Fierit kanë vijuar normalisht, teksa pushteti dhe fermerët kanë gjetur dakortësinë sa i përket çmimit të tokës ku do kalojë rruga.
Ky fakt është konfirmuar nga prefekti, Xhevit Bushi, i cili ka pohuar SE punimet pritet të finalizohen me sukses brenda afateve të parashikuara.
Fermerët e Ndërmazit prej kohësh mbanin peng punimet në këtë PROJEKT, teksa ishin të pakënaqur me çmimet e shpronësimeve.
Tiranë, makina përplas fëmijën 8 vjeç, në gjendje të rëndë në spital
Një aksident më pasojë plagosjen e një fëmije 8 vjeç është shënuar në Laprakë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku një makinë ka përplasur fëmijën 8 vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Mësohet se 8 vjeçarin e ka dërguar në spital vetë drejtuesi i automjetit.
Shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia është nisur drejt spitalit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.
Helmohen 10 studentë të Akademisë së Policisë, dyshohet nga ushqimi
Në orët e para të mëngjezit të kësaj të marte 10 studentë të Akademisë së Policisë janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv pasi kanë shfaqur komplikacione dhe shkak dyshohet të jetë helmimi nga ushqimi.
Lajmi konfirmohet dhe nga Akademia e Policisë, ku drejtues të saj thonë se pas mjekimit të marrë, 8 studentë janë rikthyer në akademi dhe 2 prej tyre janë shtruar për një mjekim më të specializuar.
Burime nga QSUT-ja bëjnë të ditur se paraprakisht dyshohet se studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar nga ushqimi.
Divjakë, digjet kompleksi sportiv
Një kompleks sportiv tre katësh në qytetin e Divjakës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarri ka shkrumbuar gjithë godinën, teksa ka rrezikuar edhe disa banesa pranë saj. Zjarrefikëset e nisura nga qyteti i Lushnjes kanë vonuar më shumë se një orë për të ardhur në vendngjarje.
Banorët duke marrë shkas nga kjo kanë punuar vetë për parandalimin e përhapjes së flakëve të zjarrit drejt banesave. Ndërkohë nëdihmë të tyre kanë ardhur edhe zjarrëfikset, që kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shurjen e plotë të flakëve
Itali, arrestohet 25-vjeçari shqiptar, iu gjeten 6 kg kokainë
Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi në çantën e tij të kompjuterit mbante 6 kilogram kokainë. Sipas karabinierëve të qytetit të Romës i riu shqiptar bëri një manovër të çuditshme me automjetin e tij kur kishte parë në distancë një patrullë të karabinierëve në zonën e Montesacros, dhe kur këta të fundit kishin ndezur sirenën ai kishte nisur të largohej me shpejtësi.