Grabitet për së 4-ti argjendaria Në 2011 mbeti i vrarë pronari.

Postuar në 06 Gusht, 2014 04:34

Argjendaria “Gold” në zonën e Selvisë në kryeqytet, bie për të katërtën herë pre e grabitjes, gjatë një periudhe 3-vjeçare. Tentativa e parë më 21 Tetor të vitit 2011 rezultoi fatale për pronarin Rrapo Sinanaj, i cili mbeti i vrarë nga Viktor Gushi. Ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 10:00, vajza e Sinanajt, Olta, ka mbetur e plagosur nga autorët, të cilët e kanë qëlluar me tytën e pistoletës në kokë, ndërsa kanë marrë sende me vlerë që kapin shifrën mbi 50 mijë Euro, dhe kanë arritur të largohen.
 
Kanë qenë dy autorë me skafandra dhe me një motor pa targa Dukat ngjyrë i kuq, të cilët kanë realizuar grabitjen dhe kanë arritur të largohen më tej duke u shpallur në kërkim nga Policia.
 
Njëri nga personat ka zbritur nga motori për të kryer grabitjen, ndërsa tjetri e ka pritur në motor. Ata kanë mundur të marrin nga kjo argjendari bizhuteri të kushtueshme, vlera e të cilave sipas raportimeve deri me tani kap vleren e 50 mije eurove. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.