Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar iu gjetën 1.6 ton kanabis sativa
Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, pasi në një tokë afër shtëpisë së tij kishte mbjellë 200 rrënjë kanabis sativa . Pas një punë disa mujore të oficerëve të San Vito al Tagliamento në pranga ka rënë shqiptari Admirim Veliu, 42 vjeç.
Sipas policisë droga kap vlerën e rreth 1 milion eurove, ndërsa e konvertuar është rreth 1600 kg, pasi një bimë e tillë nxjerr 200 kg drogë për përdorim. Lënda narkotike kishte një lartësi nga 150-280 cm.
Protestat në HEC e Polisit, pranga 3 grave, qëlluan me gurë policinë
3 gra janë arrestuar nga policia e Librazhdit pas protestës së një dite më parë në fshatin Polis, kur banorët dolën kundër një firme që po ndërton një HEC. Sipas policisë në flagrancë janë arrestuar Marjeta Shata, 22 vjeçe, Nexhmije Guberi, 40 vjeçe dhe shtetësja Feride Shata, 51 vjeçe, të treja banuese në fshatin Polis, Librazhd.
Biznesmeni Arben Gropa, trafik droge me vlerë 300 milionë lireta
Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, i cili zotëron tavernën “Pelikani” në Fier, është dënuar në Itali me 32.6 vite heqje lirie, për një sërë akuzash të rënda. Lënda narkotike që ai ka trafikuar në Itali, është përllogaritur në atë kohë me një vlerë prej 300 milion lireta.
Gjirokastër, arrestohen 2 persona të cilët morën peng e dhunuan 38-vjeçarin
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona nën akuzën e pengmarrjes. Uniformat blu të qytetit të gurtë kanë arrestuar në flagrancë Vladimir Kore pasi ka marrë me dhunë shtetasin V.S, 38 vjeç për motive të dobëta dhe e ka çuar në stanin e tij duke e keqtrajtuar me mjete të ndryshme ku i ka shkaktuar plag të ndryshme në trup.
Miratimi i Reformës territoriale,Rama: Hap i madh drejt një atdheu modern
Kryeministri Rama ka përshëndetur përmes rrjeteve sociale votimin e reformës administrative-territoriale në përfundim të seancës së sotme plenare që është edhe e fundit për këtë sesion.
Votim me shumicë dërrmuese e ka cilësuar Rama votimin e sotëm për reformën territoriale duke u shprehur më tej se ky është një hap i madh drejt një atdheu modern.
Më herët ai pati cilësuar në rrjetet sociale reformën territoriale si historike që do të riorganizojë Shqiperinë si shtet modern përmes ndarjes së re administrative.
Përmet, kapen në kufi 2 shtetas grekë, dyshohen për trafik armësh
– Policia kufitare e Tre Urave në Përmet ka ndaluar dy shtetas grekë,për trafik armësh zjarri, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ata po udhëtonin u është gjetur një armë zjarri tip pushkë.
Shtetasit grekë të cilët janë vënë në pranga të policisë kufitare shqiptare është drejtuesi i mjetit Kristo Krisafjadhis dhe pasagjeri, emri të cilit nuk është bërë ende i ditur nga ana e policisë.
Korçë, hetohet pronari italian, la 2 muaj pa paga punonjësit
Policia e rrethit Korçë njofton nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë për një shtetas italian, pronar i një firme veshjeje. U kallëzua nga 8 punëtorët e tij, me motivacionin mos shlyerjen e pagave prej dy muajsh.
Shtetasi italian me inicialet A. C është pronar i firmës së veshjeve “Center Line” në qytetin e Korçës.
Procedimi penal, në gjendje të lirë, nga ana e Policisë ndaj këtij shtetasi ka nisur pasi 8 shtetase që punonin në firmën e tij e akuzojnë se nuk u ka paguar hakun e punës së dy muajve (rreth 40.000 lekë të reja për secilën).
Tenton të vetëvritet në gjyq Asllan Patrioti, piu mbidozë ilaçesh zemre.
Ish-kreu i të përndjekurve politike në rrethin e Durrësit, Asllan Patrioti, ka tentuar të kryejë vetvrasje mesditën e sotme, në ambjentet e Gjykatës.
Patrioti kishte bërë kërkesë që masa e tij e sigurisë të ndryshonte nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shkak të problemeve kardiake që ai ka.
Një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga prokurori i cështjes dhe gjykata, çka ka detyruar Patriotin qe ne sallen e gjyqit te konsumojë një sasi medikamnetesh të llojit trinitin më qëllim vetëhelmimin e tij.
Pagoi për vrasjen e rivalit në biznes Karçini edhe 3 muaj në paraburgim.
Gjykata zgjat edhe me 3 muaj të tjera afatet e paraburgimit për biznesmenin Ilir Karçini. Vendimi është marrë në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Karçini akuzohet se ka porositur kundrejt 150 mijë eurove vrasjen e rivalit të tij në biznesin e hidrokarbureve Piro Bare.
Vizita e Atit të shenjtë në Shqipëri ja axhenda, fjalim tek Nënë Tereza.
Ndërsa vizita e Papa Françeskut në Shqipëri në 21 shtator është konfirmuar, Kisha Katolike ka publikuar programin zyrtar për këtë vizitë. Imzot Rrok Mirdita, Kryeipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit ka thënë se për besimtarët katolikë, vizita e Papës është shumë e rëndësishme. “Takimi i Papës me besimtarët do të bëhet në sheshin “Nënë Tereza”. Në prag të vizitës të gjitha dioqezat të angazhuara”, ka thënë Imzot Rrok Mirdita.
Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Doktor Albert Nikolla, ka thënë se pas pritjes në Presidencë, Papa do të mbajë fjalim.