Itali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar iu gjetën 1.6 ton kanabis sativa

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, pasi në një tokë afër shtëpisë së tij kishte mbjellë 200 rrënjë kanabis sativa . Pas një punë disa mujore të oficerëve të San Vito al Tagliamento në pranga ka rënë shqiptari Admirim Veliu, 42 vjeç.
Sipas policisë droga kap vlerën e rreth 1 milion eurove, ndërsa e konvertuar është rreth 1600 kg, pasi një bimë e tillë nxjerr 200 kg drogë për përdorim. Lënda narkotike kishte një lartësi nga 150-280 cm.
Gjithashtu nga kontrollet u zbuluan dhe rreth 200 fara kanabis, gati për kultivim. Mbi shqiptarin rëndon akuza e kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike. Policia italiane po punon gjithashtu për të zbuluar nëse persona të tjerë janë të përfshirë.
Add new comment