Biznesmeni Arben Gropa, trafik droge me vlerë 300 milionë lireta

Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, i cili zotëron tavernën “Pelikani” në Fier, është dënuar në Itali me 32.6 vite heqje lirie, për një sërë akuzash të rënda. Lënda narkotike që ai ka trafikuar në Itali, është përllogaritur në atë kohë me një vlerë prej 300 milion lireta.
Sipas dosjes së prokurorisë, gjykatat italiane kanë dhënë tre vendime penale në ngarkim të shtetasit shqiptar Vangjel Zijaj, ku rezulton se ky shtetas është një person i dënuar gjithsej me 32 vjet dhe 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 29 vjet, 5 muaj dhe 27 ditë, dënim ky i dhënë për vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të parashikuara të tilla edhe nga Kodi ynë Penal siç janë “trafikimi i lëndëve narkotike” heroinë në sasira të mëdha e vlerësuar rreth 300.000.000 lireta italiane, si dhe “Prostitucion dhe pjesëmarrje në organizata kriminale”.
Add new comment