Arkiv-Lajme të përditësuara

Territorialja, banorët e Golemit: Duam të jemi njësi më vete

Postuar në 27 Korrik, 2014 14:38

Kundër ndarjes së re administrative-territoriale janë ngritur edhe disa banorë të Golemit. Në protestës e tyre kundër kësaj ndarje, banorët thonë se kjo komunë plotëson kriteret për të qëndruar më vetë, dhe të mos bashkohet me Kavajën apo Durrësin.
 
Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë edhe përfaqësues të partive politike, dhe kryepleq të disa fshatrave përreth.

Korçë, ishte në kërkim, pranga të dënuarit me 12 vite burg për vjedhje

Postuar në 27 Korrik, 2014 14:37

 Një person i kërkuar është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Ajdhon Shtuka, 37 vjeç, banues në fshatin Aliko në Sarandë, është arrestuar nga policia pasi ishte rezultonte person në kërkim, i dënuar me 12 vite burg.
 
37-vjeçari Shtuka ishte dënuar nga Gjykata e Sarandës më 1 qershor 2006 me 12 vjet burg për veprën penale "Vjedhje me armë" të parashikuar në nenin 140 Kodit Penal.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Tiranë, një mjet aksidenton dy fëmijë me biçikletë dhe largohet

Postuar në 27 Korrik, 2014 09:41

Dy fëmijë janë përplasur nga një automjet në Tiranë, e cila pas aksidentit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën e Dibrës në kryeqytet, teksa dy fëmijët që po luanin me biçikletë janë përplasur nga makina.
 
Automjeti nuk ka ndalur, por edhe larguar pas aksidentit, por është ndalur nga policia në afërsi të Rrugës "Bardhyl".
 

Vlorë, përfshihet nga flakët kurora e fshatit Kot dhe Lubonjë

Postuar në 27 Korrik, 2014 09:40

Kurora pyjore e fshatrave Kot dhe Lubonjë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme. Raportohet se përhapja e zjarrit po rrezikon banesat e këtyre fshatrave.
 
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe mësohet se po punon intensivisht për neutralizimin e flakëve.
 
Gjithashtu strukturat përkatëse po hetojnë mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

Tentativë grabitje në Korçë, pronari përleshet me grabitësit

Postuar në 27 Korrik, 2014 09:38

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një argjendari në qendër  të qytetit jug-lindor, ndërsa nuk kanë mundur të marrinë gjë. Ngjarja ka ndodhur në tek “Pedaonalja”, përballë Pallatit të Kulturës.

Një nga grabitësit ishte i armatosur me armë tip pistoletë ndërsa tjetri me armë tip automatik. Atja janë përleshur me pronarin e argjendarisë, Roland Topi, ndërsa njëri e nga grabitësit e ka qëlluar me qytën e automatikut.   

Parandalohet krimi në familje tentoi të vrasë gruan e vjehrrën

Postuar në 27 Korrik, 2014 09:37

Policia e Fierit ka parandaluar një krim në familje në fshatin Fermë Çlirim. Sipas policisë Fatmir Jonuzi tentoi të vrasë bashkëshorten dhe vjehrrën.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes autorit dhe vjehrrës së tij. Efektivët e policisë kanë mundur të mbërrijnë në kohë duke parandaluar krimin në familje.
 
Pas debateve familjarët e familjes Jonuzi kanë lajmëruar policinë. Në pranga ka përfunduar autori ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma tip automatik.

Kashar, i vuri gjobë, tropojani rreh policin, shoku e filmon

Postuar në 27 Korrik, 2014 07:26

Një efekt i linjave të Komisariatit të Policisë është sulmuar nga të paktën 3 persona për shkak të një gjobe 1 mijë lekëshe të vendosur një furgoni.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Kasharit kur Arben Hajdari, me një fuoristradë ku ndodhej një femër dhe 2 adoleshentë kanë shkuar dhe kanë gjetur në shërbim policin me inicialet E.S.

Tiranë, fëmija bie nga kafazi i pëllumbave, plagoset rëndë

Postuar në 27 Korrik, 2014 07:19

 Një fëmijë 10 vjeç për pak sa nuk ka humbur jetën në oborrin e lagjes së quajtur, "Pallatet e Malejzanit" mesditën e së dielës.

10-vjeçari Genci. H. kishte hipur në një kafaz për pëllumbat,  në brëndësi të bllokut të pallateve, ku ka humbur ekulibrin, duke rënë nga rreth 3 metra.  Banorët i kanë dhënë ndihmën e parë 10 vjeçarit, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital dhe sipas bluzave të bardha e ka kaluar rrezikun për jetën por ka marrë dëmtime të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka klasifikuar si aksidentale.  

Italia kërkon njohje dënimit për laçianin Astrit Bushi

Postuar në 27 Korrik, 2014 03:53

Pas rrëzimit të ekstradimit në Itali të baronit të drogës Gëzim Çelaj nga Fushë-Kuqa e Laçit, një tjetër laçian i shpëton vuajtjes së dënimit në Itali. Ky është Astrit Bushi, një emër mjaft i njohur në botën e krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Legalizimet, ndryshimi i çmimit nga qeveria e shkuar me atë sot

Postuar në 27 Korrik, 2014 03:53

ALUIZNI do të nisë një tjetër formulë të llogaritjes së çmimeve për tokat mbi të cilat kërkohet legalizimi i ndërtimeve të paligjshme. Së pari është rishikuar sipërfaqja që do të legalizohet e cila do të jetë jo më shumë se trefishi i sipërfaqes së ndërtimit dhe në një kufi deri në 500 m2. Pas kësaj sipërfaqe çmimi do të jetë ai i tregut dhe jo sipas formulës favorizuese. Së dyti dhe tabela e çmimeve nuk do të jetë më fikse. Kështu në qeverinë e shkuar kishim dy skema të llogaritjes së çmimeve.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara