Tiranë, një mjet aksidenton dy fëmijë me biçikletë dhe largohet

Postuar në 27 Korrik, 2014 09:41

Dy fëmijë janë përplasur nga një automjet në Tiranë, e cila pas aksidentit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën e Dibrës në kryeqytet, teksa dy fëmijët që po luanin me biçikletë janë përplasur nga makina.
 
Automjeti nuk ka ndalur, por edhe larguar pas aksidentit, por është ndalur nga policia në afërsi të Rrugës "Bardhyl".
 
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Agush Shkëmbi, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.