Arkiv-Lajme të përditësuara
Vlorë, asgjësohen 860 rrënjë kanabis sativa, vijon operacioni
860 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar në Vlorë, ndërsa vijon operacioni i policisë për të bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e lëndës narkotike.
Sipas policisë në fshatin Velce janë gjetur 5 parcela ku ishin mbjellë 550 rrënjë kanabis, ndërsa në fshatin Treblove janë zbuluar 310 rrënjë kanabis. Lënda narkotike me një lartësi prej 1.8 metra ishte kultivuar në tokë publike.
Janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike. Materialet iu referuan Prokurorìsë për veprime të mëtejshme për identifikimin e autoreve.
Vijon operacioni antikanabis në Tepelenë, në pranga një 40-vjeçar
Në Tepelenë vijojnë operacionët e policisë në luftën ndaj kanabis sativa. Në operacionin e koduar “Hija e Lisit” që është zhvilluar nga efektivat e Komisariatit të policisë së Tepelenës janë asgjësuar 100 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në kubik gati për tu kultivuar në një parceë të hapur rishtazi në pyllin e fshatit Rabie të komunës Luftinj.
Në pranga të policisë ka rënë Fatmir Çaushi 44 vjeç lindur në fshatin Rabie Tepelene, i cili është autor i kultivimit të këtyre fidanëve si dhe pronar sipërfaqes së tokes në këtë pyll.
Plagosen në pritë nënë e bir dyshohet nga djali tjetër i familjes
- Një atentat për vrasje është shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku kanë mbetur të plagosur nënë e bir, ndërsa autori i krimit dyshohet se është djali tjetër i familjes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kir të komunës së Dukagjinit në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ku mësohet se gruas dhe djalit u është bërë pritë nga djali tjetër i familjes.
Si rezultat i atentatit, nënë e bir kanë mbetur të plagosur, ndërsa deri më tani ku raportohen viktima. Rrethanat e atentatit ndaj tyre janë ende të paqarta si dhe identiteti i tyre.
Vrasje e trefishtë në Korçë, vret gruan, fëmijën 1 vjeç dhe veten!
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Korçës. Nga informacionet paraprake mësohet se ka qenë babai, Edmond Fiqi 50 vjeç, ai që me armë zjarri ka kryer krimin, duke vrarë bashkëshorten Albina Fiqin 40 vjeç lindur në Shijak dhe banuese në Korçë, fëmijën e tij 1 vjeç dhe më pas edhe veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, rreth 100 metra në dalje të qytetit të Korçës, në fshatin Boboshticë.
Shpërthimi i bombulës së gazit shkrumbon apartamentin
-Shpërthimi i një bombule gazi ka shkrumbuar mesditen e se ejntes një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjën Rus të Shkodrës. Fatmirësisht nga shpërthimi i ndodhur në familjen e shtetasit Sabri Keqi nuk ka patur të lënduar. Edhe pse në momentin e shpërthimit të bombulës të 5 pjestarët e familjes kanë qënë në banesë, ata kanë arritur të dalin në kohë duke mos marrë asnjë lëndim.
Durrës, dezinfiktimi i lulishteve pas gati një çerek shekulli
Pas gati një çerek shekulli, banorët e Durresit kanë parë punonjës me maska në kokë dukë sperkatur me pompa dhe pajisje të mekanizuara siperfaqet e gjelbëruara të qytetit.
Ka qënë bashkia e Durresit ajo që ka vendosur të ndërmerret një mase e tillë për t’i shërbyer në këtë mënyre jo vetëm banorëve, por edhe turistëve të shumtë që kanë populluar qytetin në këtë sezon të vitit.
Një nismë e tillë erdhi pas punës 2 mujore që u krye për dezinfektimin e rërës së plazhit dhe zonave periferike të qytetit bregdetar
Krujë, arrestohen 2 persona për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje
Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë dypersona për kultivimin e 1740 rrënjëve kanabis sativa, të cilat efektivët blu i asgjësuan me anë të djegies.Mësohetse në prangat e policisë ka rënë 27-vjeçari Lor Luka, dhe 34-vjeçari Altin Luka, që të dy banues në Bura Nikel të Krujës.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit Luka, janë sekuestruar dhe dy armë zjarri ‘model 56’, tip pushke 10-she.
Angli, policja mashtruese në gjyq, i merrte para shqiptarëve në aeroport
Një ish-police angleze u akuzua në Gjykatën Mbretërore të Kentwrbwrit (Canterbury) për shpërdorim detyre dhe vjedhje.
39-vjeçarja, Alexis Scott, akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës së saj si police kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Aeroportin e Getwikut në Londër, u kishte marrë pasagjerëve shqiptarë, vietnamezë dhe turq shuma parash nga 1000-3000 paund.
Nuk deklaroi pasurinë, gjykim ndaj kryetarit të komunës Gruemirë
Prokuroria Shkodërs ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të komunës Gruemirë, Malësi e Madhe, Lirim Nehanaj, pasi akuzohet se nuk deklaroi pausrinë.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet pas kallëzimit të dorëzuar në muajin Qershor 2014 nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë për vitin 2012 (e cila duhej dorëzuar brenda muajit Maj 2013).
Cakrani kundërshton reformën territoriale, 13 kryepleqtë: Të mbetet komunë
Komuna Cakran në Fier kundërshton ndarjen e re territoriale, që pritet të votohet në seancën plenare të 31 korrikut në Kuvend.
13 fshatra të komunës kërkojnë që Cakrani të mbetet komunë, duke paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Mesditën e sotme në Fier është zhvilluar një mbledhje mes 13 kryepleqve të fshatrave, kreut të komunës dhe Këshillit të komunës Cakran, ku u diskutua lidhur me reformën e re territoriale.