Arkiv-Lajme të përditësuara

Korçë-Ersekë, makina del nga rruga, humbin jetën dy të rinj

Postuar në 21 Korrik, 2014 02:27

Dy të rinj kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Ersekë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran, kur makina me targë AA 864 GR me të cilën udhëtonin dy të rinjtë, ka dalë nga rruga.
 
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 25-vjeçari me inicialet J.A, banues në Korçë, dhe 26-vjeçari me inicialet N.L, banues në Elbasan.
 
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.  

Tiranë, kapet në flagrancë hajduti, po vidhte një makinë tek Ekspozita

Postuar në 20 Korrik, 2014 15:28

Një hajdut makinash është arrestuar sot në flagrancë nga policia e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku Endrit Avdiu është vënë në pranga të policisë teksa po tentonte të vidhte një makinë pranë ish-ekspozitës.

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga patrulla e efektivëve të policisë së komisariatit numër 3, të cilët kanë pikasur hajdutin në momentin e krimit. Ndërkaq materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

 

Vlorë, rruga para spitalit restaurohet nga vetë drejtoria e këtij institucioni

Postuar në 20 Korrik, 2014 13:38

Bashkia e la në harresë, por jo Drejtoria e Spitalit Vlorë. Bëhet fjalë për rrugën që të çon në këtë institucion, e cila prej vitesh nuk njeh investime, sakaq duke marrë shkas nga kjo drejtoria e spitalit mori përsipër restaurimin e saj.

Drejtoresha e këtij institucioni, Brunilda Mersini, pohon së ndërhyrja ishte emergjente, teksa ndalet edhe tek ngurimi i pushtetit vendor për të ndërhyrë.

Bulqizë, pëson infarkt kur po lahej në lumë, vdes mësuesi 30 vjeçar

Postuar në 20 Korrik, 2014 13:29

Një 30 vjeçar ka pësuar një atak kardiak në zemër në momentin që po futej për tu larë në lumë, duke sjellë si rezultat edhe vdekjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lunim e Okshtunit në Bulqizë, ku Surja Balla, me profesion mësues, ka gjetur vdekjen si rezultat i atakut kardiak. Ai mësohet se pësoi infarkt teksa ishte futur në lum për t’u larë pranë Urës së Ceranecit.   

Lezhë, emigrantët ndërtojnë rrugën që nxjerr nga izolimi 100 banorë

Postuar në 20 Korrik, 2014 13:25

100 banorë të fshatit Lalm Lukaj në Komunën Kolsh të Lezhës kanë dalë nga izolimi, që kishin prej dekadash nga mungesa e rrugës.

Atë çfarë nuk ka mundur ta bëjë shteti, tashmë po e ndërton humanizimi i njerezëve të thjeshtë të cilët e duan zonën e tyre. Falë kontributit të emigranit të kësaj zone, Eduart Ndocaj, tashmë ka nisur puna për hapjen e rrugës me një gjatësi prej 1.5 km, dhe do të jetë e kalueshme per të gjita automjetet. 

Abuzoi me hyrje-daljet, SHKB heton për ryshfet kontrolloren e Rinasit

Postuar në 20 Korrik, 2014 13:21

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme ka marrë nën hetim një kontrollore të komisariatit të policisë në aeroportin Nënë Tereza në Rinas.  Sipas ministrisë së Brendshme, kontrollorja me iniciale M.M., akuzohet për veprën penale të korrupsionit. 

Sipas të njëjtit burim shkak për nisjen e hetimit të SHKB-së janë bërë disa informacione të ardhura nga strukturat e komisariatit.  

Kontrollorja M.M., dyshohet se është e përfshirë në një skemë korrupsioni për lejimin në hyrje të personave me Leje Kalimi.  

Lushnje, makina përplas për  vdekje 62-vjeçarin, ecte me biçikletë

Postuar në 20 Korrik, 2014 07:13

– Tjetër viktimë nga aksidenti rrugor në këtë të dielë. Një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet pranë fshatit Plug të Lushnjes. 62-vjeçari Bashkim Asllani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Ishte drejtuesi i automjetit, Krenar Shaba i cili e dërgoi të 62-vjeçarin në spital.

Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti rrugor, i dytë në këtë fundjavë, pas atij në Korçë ku nda dalja e mjetit nga rruga gjetën vdekjen 2 vëllezërit ndërsa ktheheshin nga dasma.
 

S'ka më 45 minuta "liri", Didi u heq policëve pushimin e drekës

Postuar në 20 Korrik, 2014 07:11

 Një urdhër i lëshuar të hënën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, u heq shërbimeve të policisë me uniformë, 45 minutat e pushimit gjatë 8-orarëshit të punës. 

Pushimi që në zhargonin e shërbimeve policisë quhet “i drekës”, ka qenë i parashikuar në fakt në rregulloren e mëparshme, dhe parashikonte momentin kur shërbimet e policisë mund të konsumonin diçka për të ngrënë apo për nevoja të tjera.

Dy përdorues droge në pranga, thyenin tek valuta dollarët fallco

Postuar në 20 Korrik, 2014 07:09

 Dy përdorues droge dhe një person që sillte nga Zvicra dollarë të falsifikuar, janë vënë në pranga nga strukturat e krimit ekonomik në Tiranës. Operacioni i koduar “Distiktivi” i kryer gjatë ditës së djeshme ka arrestuar shtetasit I.Nasufi, H.Taka si dhe Erjon Piraçi, 21 vjeç i konsideruar nga blutë dhe personi përgjegjës për sjellien nga jashtë Shqipërisë të kartmonedhave false të dollarit. Bëhet fjalë për kartmonedha të prerjes 100 dollarëshe ndërkohë që mësohet se gjatë operacionit policor janë sekuestruar dhe 5 mijë dollar të falcifikuar.

Grabitësit e karburanteve që dhunonin rojet, të pandehur në gjyq

Postuar në 20 Korrik, 2014 07:08

 Mbyllen hetimet dhe dorëzohet në gjyq dosja penale ndaj 8 të pandehurve, të akuzuar si grabitës të karburanteve. Sipas akuzës, të pandehurit Aleksander Daçi, Rigers Halmusaj, Fredi dhe Bashkim Mellugja, Kristi Koleci, Gentian Lika, Ndue Dushaj dhe Bjankovin Brozi kanë grabitur brenda 10 ditëve 4 karburante, duke vjedhur rreth 3 mln lekë të reja.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara