Lezhë, emigrantët ndërtojnë rrugën që nxjerr nga izolimi 100 banorë

Postuar në 20 Korrik, 2014 13:25

100 banorë të fshatit Lalm Lukaj në Komunën Kolsh të Lezhës kanë dalë nga izolimi, që kishin prej dekadash nga mungesa e rrugës.

Atë çfarë nuk ka mundur ta bëjë shteti, tashmë po e ndërton humanizimi i njerezëve të thjeshtë të cilët e duan zonën e tyre. Falë kontributit të emigranit të kësaj zone, Eduart Ndocaj, tashmë ka nisur puna për hapjen e rrugës me një gjatësi prej 1.5 km, dhe do të jetë e kalueshme per të gjita automjetet. 

"Ne me 23 qershor erdhëm me premtimin që do të punojnë për këta fshatarë, investojmë që të kenë një të ardhme sa më të mirë fshati. Është e trishtueshme se si ka 23 vjet që gjithë fshatrat e Shqipërisë jo vetëm Lalmi por gjithë fshatrat e Shqipërisë janë lënë në një gjendje të mjerueshme dhe janë detyruar që te emigrojnë brenda vendit, duke pasur këtë farë bukurie që ka natyra këtu." tha Ndocaj

Banorët e kësaj zone thonë se politikanët na kanë premtuar sa herë që ka patur fushata elektorale për hapjen e rrugës, por fjalët kanë mbetur vetëm premtime dhe nuk është kryer asnjë ndërhyrje.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.