Grabitësit e karburanteve që dhunonin rojet, të pandehur në gjyq

Mbyllen hetimet dhe dorëzohet në gjyq dosja penale ndaj 8 të pandehurve, të akuzuar si grabitës të karburanteve. Sipas akuzës, të pandehurit Aleksander Daçi, Rigers Halmusaj, Fredi dhe Bashkim Mellugja, Kristi Koleci, Gentian Lika, Ndue Dushaj dhe Bjankovin Brozi kanë grabitur brenda 10 ditëve 4 karburante, duke vjedhur rreth 3 mln lekë të reja.
Prokurorët thanë se të pandehurit funksiononin si një grup i strukturuar kriminale me role të ndryshme në çdo grabitje, ku edhe ushtronin dhunë ndaj rojeve të karburanteve. Të pandehurit, pasi kërkonin hedhjen e naftës në makinën e tyre, i sulmonin fizikisht rojet apo shitësit duke i marrë të githa parat e xhiros ditore dhe më pas largoheshin. Ata u zbuluan fal kamerave të sigurisë të karburanteve të grabitura.
Add new comment