Arkiv-Lajme të përditësuara
Frika e gjakmarrjes, vrasja e Saimir Zizës dhe apeli i padëgjuar i nënës
Të jesh apo të mos jesh! Nuk bëhet fjalë thjesht për penë shekspiriane por për një jetë të lënë peng të një familje të tërë. Një familje në rrethinat e Tiranës u bë “e famshme” pikërisht për këtë apel që e ndau me mediat në cdo rast që pikëpyetja shekspiriane vërtitej pranë banesës së tyre në rrethinat e Tiranës.
Në fund të rrugës 5 maji në kryeqytet, pranë zonës që njihet ndryshe edhe si “Nyja e Betonit” referuar ndërrmarjes së vjetër që dikur ka funksionuar këtu, pikërisht këtu jeton dhe familja Ziza.
Gjakmarrja rri tek ky prag dere prej 7 vitesh.
Elbasan, 100 familje në protestë s'kanë marrë ndihmën ekonomike
Rreth 100 familje kanë protestuar ditën e sotme, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ndihmën ekonomike që iu takon.
Protestuesit shprehen se "kanë 2 muaj që nuk kanë marrë ndihmën ekonomike", ndërsa shtojnë se në këtë situatë e kanë të vështirë të ushqejnë edhe fëmijët e tyre.
Nga ana tjetër Drejtoresha e Ndihmës Ekonomike, e shpejgon këtë me faktin se kjo vonesë e shpërndarjes së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë ka ardhur si rezultat i bllokimit të serverit qëndror.
Vlorë, zbulohen dhe asgjësohen 10 parcela me 600 rrënjë kanabis
Policia e Vlorës, në kuadër të planit operacional “Antikanabis” gjatë kontrollit të ushtruar në dy fshatra të ndryshme, ka mundur të zbulojë dhe asgjësojë 600 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Tiranë, arrestohen dy të kërkuarit për skema mashtruese financiare
Dy persona të kërkuar për skema mashtruese me qëllim përfitimin financiar janë arrestuar së fundi në Tiranë.
Mbyllja e tregut “Dinamo” protestë e përplasje me policinë në Tiranë
Vendimi për mbylljen e dy tregjeve kryesore të Tiranës nje dite me pare ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe policëve mëngjesin e sotëm pranë ish-uzinës “Dinamo”.
Tregtarët kanë vendosur kazanë plehrash në mes të rrugës, në shenjë proteste për mbylljen e tregjeve.
Protesta e tyre, erdhi një ditë pas vendimit për mbylljen e dy tregjeve nga Task Forca për Kontrollin e Tregjeve Ushqimorë, për shkak të kushteve të rënda higjeno-sanitare.
Pas arrestimit të Zyhdi Dajtit “klani” i Bashës nis punimet
Plot 25 ditë nga momenti i arrestimit të kreut të INUK Zyhdi Dajti, për vendimin e pezullimit të punimeve për ndërtimin e një pallati nga biznesmenë që njihen si “klani” i Lulzim Bashës, sërisht në këtë kantier kanë nisur punimet. Brenda në sipërfaqen ku është miratuar leja ndërtimore gjatë natës kryhen gërmime për thellimin e gropës dhe njëherësh me këtë proces, puntorët formojnë armaturat e hekurit për vendosjen e kollonave në tokë.
Arratia e bujshme e Drenovës mollët futën në kurth gardianët
Disa kokra mollë që mbaheshin në një qese nga i dënuari me burgim të përjetshëm Fran Marashi, janë përdorur si karem për të futur në kurth gardianët e burgut të Drenovës dhe realizuar arratisjen spektakolare të nëntorit 2013. Gazeta “Shqiptarja.com” dhe “A1 Report” zbardh të plotë vendimin e gjykatës së Korçës që ka dënuar gardianët e burgut, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Burri i sulet me thikë komshiut, familja e raporton për pengmarrje.
Konflikti mes dy familjeve të një pallati në Tiranë ka alarmuar policinë e cila fillimisht u njoftua për një situatë pengmarrje. Kjo pasi nëna e njërës nga familjet, kishte njoftuar policinë dhe e kishte njoftuar se familjari i saj ishte marrë peng nga komshinjtë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në katin e 5 të një pallati pranë ish-fushës së Aviacionit, ku dy familje janë konfliktuar për motive të dobëta. Efektivët blu të mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe pas verifikimeve paraprake ka ndërhyrë në banesë, duke qartësuar kështu edhe situatën.
Tiranë, mbahet peng një vajzë në banesë tek ish-fusha e Aviacionit
- Një femër është marrë peng brenda banesës së saj nga një mashkull. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pallat pranë ish-fushës së Aviacionit në Tiranë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i vajzës së marrë peng si dhe i pengmarrësit.
Lajmi për pengmarrjen e vazjës është dhënë nga familjarët e saj të cilët kanë telefonuar policinë. Mësohet se vajza e marrë peng si dhe pengmarrësi ndodhen në banesë, ndërsa policia ka rrethuar ambjentin përreth. Ndërkaq pritet që në vendngjarje të mbërrijnë edhe negociatorët e RENEA-s.
Kakavijë, gjirokastriti thyen traun e policisë greke, dyshohet për drogë
Një makinë tip “fouristradë” ka mundur të kalojë në pikën kufitarë të Kakavijës pa iu nënshtruar kontrollit të policisë kufitare.
Drejtuesi i mjetit që mësohet së është nga qyteti i Gjirokastrës, ka kalur pa asnjë problem palën shqiptare, ndërsa kur ka shkuar tek pala greke ka debatuar me efektivin e Policisë Kufitare dhe më pas ka nisur makinën pa iu nënshtruar kontrolleve.
Policia greke është vënë mënjëherë në ndjekje të shtetasit shqiptar, teksa pak kilometra më larg është gjetur dhe mjeti i braktisur.