Arkiv-Lajme të përditësuara
Pogradec, arrestohet 18-vjeçari, iu gjetën 4 kallëpe tritol.
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 18-vjeçar pasi në ambientet e një lokali në pronësi të tij janë gjetur municione. Pas një operacioni të koduar “Potgozhani” në u bë arrestimi në flagrancë i Marius Gegprifti, banues në fshatin Potgozhan – Pogradec.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 4 kallëpe tritoli, 1m fitil ndezës dhe 720 fishek mod 56, kal.7.62mm .
Sipas policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorise për veprime te metejshme.
Librazhd, arrestohet mjeku, lëshoi 50 raporte për kemp.
Policia e Elbasanit ka arrestuar një mjek 55-vjeçar në qytetin e Librazhdit pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Pas një pune hetimore gjatë operacionit “Kempi” në pranga ka përfunduar mjeku me iniciale A .D. 55 vjeç, lindur e banues në Librazhd.
Sipas policisë nëpërmjet shpërdorimit të detyrës ai ka lëshuar mbi 50 raport analize fiktive me ane te cilave personat i përdornin për të përfituar kemp në rrethin e Librazhdit.
Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.
SHBA dhuron pajisje për Policinë ndihmoi e në aksionin në Lazarat.
Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë kufitare vazhdojnë të mbështesin Policinë e Shtetit.
Ambasada Amerikane në Tiranë i dhuroi Policisë së Shtetit aparatura moderne me një vlerë prej 265 mijë dollarë. Aparaturat përbëhen nga laptopë, pajisje gjurmimi, fibroskopë, kamera me matës distance, dylbi, matës densiteti dhe jelek anti-plumb.
Itali, arrestohen dy shqiptarë vidhnin argjendaritë në Milano.
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se grabisnin argjendari në Milano. Kristani Shkambi 22 vjeç dhe Sokol Shkambi 26 vjeç janë arrestuar pasi kanë vjedhur disa dyqane argjendare në qendër të Milanos.
Sipas policisë italiane dy hajdutët kanë vjedhur bizhuteri me një çmim prej 50 mijë euro. Dy shqiptarët pasi pikasnin dyqanin e bixhuterive thyenin me gur xhamin e vitrinave dhe pas vjedhjes largoheshin me vrap.
Arrestohet polici i komisariatit nr.2 Dyshohet se vodhi në një pallat.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga policin Halil Picari pasi dyshohet se ka vjedhur. Pas hetimit nga SHKB dyshohet se 53-vjeçari, Halil Picari, me detyrë punonjës policie i Ruajtjes së Objekteve në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, ka konsumuar elementë të veprës penale të vjedhjes, në ambientet e një pallati.
Materialet e arrestimit në flagrancë do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore.
Kurbin, hetimi për vjedhjet zbulon të kërkuarin për tentativë vrasje.
Hetimet për disa vjedhje në zonën e Kurbinit kanë zbuluar edhe të kërkuarin për tentativë vrasje. Gjatë hetimit, policia ka zbuluar dhjetë ngjarje të vjetra, kryesisht vjedhje, mes tyre edhe një tentative vrasje të ndodhur disa muaj më parë.
Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Marjan Doli, autor të disa vjedhjeve, ndërsa ishte edhe person në kërkim për tentativën e vrasjes së Lek Gegës. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë për motive personale.
Ndërkaq, gjatë kontrolleve të policisë janë zbuluar disa sende të vjedhura në banesën e Dolit.
“Santo” pa asnjë autor, drejt lirisë dy kushërinjtë nga Fushë-Kuqja.
Prokuroria e kryeqytetit ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj dy kushërinjve Klodjan dhe Sajmir Gjozi nga Fushë-Kuqja të ndaluar si të dyshuar në atentatin ndaj bankierit Artan Santo në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Kërkesa është depozituar këtë të hënë dhe pritet që nesër Gjykata të shprehet me vendim, pasi të martën skadon dhe arresti me burg prej 15 ditë dhënë nga kjo gjykatë më 30 Qershor ndaj dy kushërinjve.
Toronto Sun: Fëmijët shqiptarë shesin kromin tek bosët për 8 cent.
Ndonëse është bërë shpesh herë objekt debati, këtë rradhë ështëgazeta kanadeze “Toronto Sun”, e cila në një reportazh ka vënë në qendër të vëmendjes punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë si ajo në minierën e kromit në Bulqizë.
E ndërsa theksohet se plot 85 milionë fëmijë në të gjithë botën punojnë në kushte të vështira, në mesin e tyre janë edhe fëmijët shqiptarë të cilët punojnë në minierën e kromit në Bulqizë, të pasiguruar e në fshehtësi si dhe me masa minimale për mbrojtjen e jetës së tyre.
300 ditë qeverisje, Rama: Sot çdo ministër raporton në publik.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit do të raportojnë sot për punën e bërë në 300 ditët e qeverisjes. Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama njofton se sot në orën 11:00 në Teatrin e Operas çdo ministër do të raportojë në me shifra dhe fakte punën e bërë gjatë këtyre 300 ditëve.
Kavajë, sllovenja mbahet 8 muaj peng në një kompleks në plazh.
Një 29-vjeçare sllovene dyshohet të jetë rrëmbyer dhe mbajtur peng për gati 8 muaj në një kompleks turistik në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë. Alarmi është dhënë nga INTERPOL ndërsa policia e Kavajës me t'u vënë në dijeni bëri lokalizimin e apartamentit, ndërhyrjen dhe lirimin e 29-vjeçares sllovene Mojca Vlado Jakop.
Sipas policisë Jakop është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në momentin që është raportuar gjetja e 29-vjeçares në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe zëvendësambasadorja sllovene e akredituar në Tiranë.