Arkiv-Lajme të përditësuara

Peqin, makina përplas për vdekje kalimtarin, ikën shoferi.

Postuar në 14 Korrik, 2014 04:14

Një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti rrugor është shënuar në Peqin të Elbasanit, ndërsa drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka përplasur këmbësorin.

Policia është vënë në ndjekje të shoferit, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

PD: Arben Ndoka ka kërcenuar zëdhënësen Laura Vorpsi.

Postuar në 13 Korrik, 2014 12:25

Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj kërcënimin që i është bërë zëdhënëses Laura Vorpsi, nga deputeti i PS-së Arben Ndoka.

Maminas, shoferi i dehur merr para dy policët rrugorë në motor.

Postuar në 13 Korrik, 2014 12:22

Një shofer në gjendje të dehur ka përplasur me automjet dy policë rrugorë të Tiranës, të cilët patrullonin me motorçikleta pranë zonës së Gjirit të Lalzit në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
 
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:15 të së dielës në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit. Dyshohet se parakalimi i gabuar i automjetit i ka prerë rrugën dy policëve rrugorë që ishin dy motorçikleta të veçanta, duke i përplasur ata, ndërsa makina ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.   

Rektorati i Mjekësisë rikonfirmon pezullimin e Hysës:Iu gjetën shkelje.

Postuar në 13 Korrik, 2014 08:58

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë përmes një deklarate për mediat sqaron shkaqet e vërteta të pezullimit të dekanit Bajram Hysa, duke hedhur poshtë pretendimet e Dekanit Hysa për tendera ilaçesh. Sipas Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë pezullimi i tij ka ardhur pas shkeljeve që janë konstatuar nga auditimi i KLSH.

Humb jetën në krye të detyrës gazetarja Enkeljda Skënderasi.

Postuar në 13 Korrik, 2014 08:56

Humb jetën në krye të detyrës gazetarja e televizionit News 24 Enkelejda Skënderasi, ndërsa shkonte në aktivitetin e “100-vjetorit të Panarit” në Korçës. 

  

 

Plagos gruan me thikë për xhelozi Arrestohet 54-vjeçari Prend Marku.

Postuar në 13 Korrik, 2014 04:42

Xhelozia mes çiftit për pak i ka kushtuar jetën një 47-vjeçareje nga fashati Gjegjan të Pukës. Policia ka arrestuar 54-vjeçarin Prend Marku pasi ka plagosur me thikë gruan e tij, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë një debati në familjen e tij për motive xhelozie, ka plagosur me thike bashkëshorten e tij Gjela  Marku, 47-vjeç e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
 
Nga raportimi i policisë mësohet se 54-vjeçari Marku rezulton i dënuar më parë nga drejtësia 

Kukës, policia gjen pranë kufirit me Kosovën një arsenal armësh.

Postuar në 13 Korrik, 2014 04:40

Një arsenal armësh është gjetur nga policia kufitare e Qafë-Morinit, pranë kufirit me Kosovën. Në një pyll, në vendin e quajtur “Borgu i Tropojës” rreth 1 km në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 mitraloza të rëndë, 30 predha antitank dhe disa fishekë model 56.
 
Ndërkaq, policia po vijon të ushtrojë kontroll të imtësishëm në zonë.
 

Dhunuan e grabitën taksistin në Vlorë, arrestohen në Lushnjë.

Postuar në 13 Korrik, 2014 04:37

Dy persona të armatosur kanë marrë peng një taksist, dhe pasi e kanë dhunuar i kanë marrë edhe makinën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:30 në fshatin Mifol të Vlorës. Grabitësit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vjedhje me armë, fillimisht nën kërcënimin e armësn e kanë shoqëruar taksistin në një zonë të errët, dhe pasi e kanë goditur me mjete të forta i kanë marrë sendet më vlerë, parata dhe makinën.
 
Drejtuesi i taksisë ka raportuar ngjarjen në polici, ndërsa mëngjesin e sotëm policia bëri të mundur edhe arrestimin e dy të rinjve.
 

Sherr mes të dënuarve në burgun e Drenovës, i përplasin kokën në mur.

Postuar në 12 Korrik, 2014 16:03

Të dënuarit në burgun e Drenovës janë përleshur ditën e djeshme me njëri-tjetrin. Nga policia mësohet se një nga të burgosurit ka mbetur i plagosur rëndë.
 
Përleshja ka ndodhur në dhomën e ajrimit të burgut, ku i plagosur ka mbetur i paraburgosuri Dritan Lushka, i cili u dërgua në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar dhe më pas është rikthyer në ambientet e burgut. 

Digjet makina pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, s’dihen shkaqet.

Postuar në 12 Korrik, 2014 15:59

Një automjet është përfshirë nga flakët në kryeqytet, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
 
Makina thuasje është shkrumbuar totalisht, ndërsa nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit. Pritet të zbardhet nëse bëhet fjalë për zjarr të shkaktuar nga një defect teknik apo nëse mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme e automjetit.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për të mësuar shkaqet e këtij incidenti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara