Arkiv-Lajme të përditësuara

Çuçi: Qeveria mbështet luftën ndaj korrupsionit në drejtësi.

Postuar në 08 Korrik, 2014 14:33

Qeveria dhe Kryeministri mbështesin plotësisht deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço si edhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi.

Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinatorit Kombëtar në Luftën Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi reagoi pas vendimit të një dite më parë nga KLD, dhe në emër të qeverisë i bëri thirrje Parlamentit që të merret vendim për përfaqësuesit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

INFOÇIP:KLD të hapet ndaj publikut Po përkeqëson pozitat e gjyqësorit.

Postuar në 08 Korrik, 2014 14:32

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP ka reaguar përmes një deklarate për dinamikën konfliktuale në rritje mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tyre shqetësimi nuk është debati mes këtyre dy institucioneve, por mbajtja e tij e mbyllur dhe larg vëmendjes së publikut. 
 
“Korrupsioni në drejtësi dhe masat për ta çmontuar atë nuk mund të trajtohet si një çështje e brendshme e KLD. Kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve.”-thuhet në deklaratën e INFOÇIP.

Maqedonia,Rama:Të reflektojnë garantët e marrëveshjes së Ohrit.

Postuar në 08 Korrik, 2014 14:30

Gjatë Iftarit të shtruar nga çifti kryeministror me rastin e muajit të Ramazanit, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe atë se çfarë po ndodh në Maqedoni. Gjatë fjalës së tij Rama u ka kujtuar edhe ndërkombëtarëve si garantues të marrëveshjes së Ohrit për zbatimin jo korrekt të saj. Ndërsa ka bërë apel për maturi mes dy vendeve ka kërkuar që çështja duhet të zgjidhet në planin tre palësh, duke kërkuar reflektim nga ana e garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit.

Bulqizë, 27-vjeçari hidhet nga kati i katërt, plagoset rëndë.

Postuar në 08 Korrik, 2014 11:28

Një 27-vjeçar është hedhur nga kati i 4 i banesës ku jetonte në Bulqizë për shkaqe që nuk dihen ende. I riu Afrim Totraku mësohet se është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ndërkohë që 27-vjeçari do të dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të shkaqeve që çuan të riun drejt këtij veprimi.

Korçë, vodhën 2.5 mln € në bankë 33 vite e 4 muaj burg 5 bankierëve.

Postuar në 08 Korrik, 2014 11:26

33 vite e katër muaj burg ka dhënë Gjykata e Korçës për ish-drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Devoll dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët nëpërmjet mashtrimit mundën të zhvatin nga llogaritë e klientëve të kësaj bankë shumën prej 2.5 milionë euro.
 
Konkretisht, Gjykata ka dënuar me 14 vite burg ish-drejtorin e bankës Blendi Topalli, me 12 vite Ervin Xhaxhin pronar i lojërave të fatit, ndërsa më nga dy vite burg janë dënuar Kimet Hoxha, Julian Kosho, Loren Ballco.
 

Lushnjë,pallati rrezikon shembjen 15 ​familje mund të mbeten pastrehë.

Postuar në 08 Korrik, 2014 08:23

15 familje rezidente të pallatit numër 70 në lagjen “Gafurr Muço” në qytetin e Lushnjës, janë të rrezikuara, teksa pallati rrezikon shembjen.
 
Shkak për këtë janë bërë punimet kryera në një banesë në katin e parë të këtij pallati.
 
Pronari i këtij apartamenti mori leje nga Bashkia për restaurimin e tij, por më pas ndryshoi projektin dhe nisi të bënte lokal duke shembur muret e brendshme dhe kolonat.
 

KLD: Qeveria kërkon kontrollin politik të sistemit të drejtësisë.

Postuar në 08 Korrik, 2014 08:05

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Elis Kuçi, zëdhënësi i KLD-së tha se këto qëndrime janë pjesë e skenarit të parapërgatitur për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë.

Regjistri elektronik i pronave, Naço: Jo më kaos në shqyrtimin e dosjeve.

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:44

Ministria e Drejtësisë  dhe AKKP kanë përfunduar regjistrin elektronik të kthimit të pronave. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se ky regjistër është një premtim i mbajtur që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë shqyrtimit kaotik të listës së pronave.

“Bëmë realitet një nga premtimet tona.  Ky regjistër do të ulë problematikën  që ka qënë me mbivendosjen e pronave, ndërsa njerëzit endeshin rrugëve për gjetjen e dkoumentave.  Database regjistron të dhënat bazë për 42 mijë e 979 vendime”,  deklaroi ministri Naço.

Ndërtimi në sheshin e Korçës, PD: Interesa klienteliste të qeverisë.

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:37

Partia Demokratike  ka denoncuar ndërtimin e një objekti në sheshin para teatrit Çajupi në Korçë.  Koordinatori për ndihmë ligjore, Ervin Salianji denoncoi këtë akt si një shprehje të interesave klienteliste të qeverisë dhe miqve të tyre në pushtetin lokal.

‘Santo’, policia merr në dorë raportin e ekspertëve për armën.

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:35

Hetimet për vrasjen e Artan Santos pritet që sot të marrin disa përgjigje shumë të rëndësishme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, duhet të dalin përgjigjet e analizave nga ana e Laboratorit të Policisë Shkencore në lidhje me plumbat që i kanë marrë jetën bankierit Santo, duke i krahasuar me disa armë që janë sekuestruar gjatë operacioneve të bëra në Fushë Krujë, Fushë Kuqe dhe Ishëm.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara