Arkiv-Lajme të përditësuara
Pranga pedagogut të Anglishtes merrte 10 000 lekë për provim
Skuadra e antikrimit financiar e policisë së Tiranës ka arrestuar për korrupsion profesorin e anglishtes në Universitetin Bujqësor në Kamëz, Alfred Çaushi.
Pedagogu 39-vjeçar, sipas policisë është arrestuar teksa merrte nga 10 mijë lekë të reja për provimin e gjuhës së huaj nga studentët e vitit të dytë.
Çaushi është shoqëruar në ambientet e sigurisë së lartë të izolimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku është arrestuar dhe i është komunikuar akuza e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Itali,kapen në Puglia 2 ton drogë me vlerë 9 mln €, 4 shqiptarë në pranga
Më shumë se dy ton marijuanë me vlerë mbi 9 milionë euro, janë sekuestruar në Puglia në një gomone që vinte nga Shqipëria. Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë i mundur në sajë të operacionit që zhvilluan forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim në ato të Toskanës dhe Romës. Gjatë aksionit u sekuestruar edhe 537 fishekë kallanishkovi, të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë. Ndërkaq, u bë i mundur arrestimi i 4 korrierëve shqiptarë të drogës, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike.
Korçë, policia parandalon vrasjen brenda familjes.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur një vrasje të mundshme brenda familjes në fshatin Monasvet të qytetit të Korçës, duke arrestuar autorin Hysen Kazelin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së djelës në fshatin Monasvet ku banorët e këtij fshati kanë njoftuar policinë se Hysen Kazeli po tenton të vrasë familjarët e tij me armë.
Pas njoftimit policisë është nisur menjëherë në vendngjarje duke mbërritur në kohë për të parandaluar krimin dhe duke vendosur në pranga Hysen Kazeli, i cili në arkivat e policisë rezulton i dënuar më parë për vrasje.
Rama: Bilanci i 300 ditëve punë në shtator nis viti antikorrupsion.
Bilanci i qeverisjes së 300 ditëve PS-LSI do të jetë në fokus të punës gjatë ditës së sotme. Këtë e njofton kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se “Sot, ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve”. Kështu kreu i qeverisë, mbledh ministrat për të bërë bilancin e një viti punë, pavarësisht se është e diel. Ndërkaq, sipas kryeministrit Rama do të punohet edhe për përgatitjen e vitit të dytë qeverisës.
Periudhën qeverisëse shtator 2014- 2015, kreu i qeverisë e cilëson si viti antikorrupsion.
“Reni i Elbasanit” një javë i zhdukur, shoqërohet e dashura.
Prej 29 Qershorit, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit nga Elbasani. Prej së dielës, këngëtari i komunitetit egjiptian, i njohur ndryshe me pseudonimin “Reni i Elbasanit” nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë misterioze e nxori nga shtëpia ku jeton me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë. Pas denoncimit të familjarëve të tij dhe dyshimeve që ata ngrinin për ish-të dashurën e tij, policia ka shoqëruar në komisariat vajzën dhe nënën e saj.
Shkodër, urdhër mbrojtje për dy gra, rriheshin nga bashkëshortët.
Gjykata e Shkodrës ka lëshuar urdhër mbrojtje për dy gra të cilat dhunoheshin sistematikish nga bashkëshortët e tyre.
Sipas njoftimit nga policia e Shkodrës 48-vjeçarja L. C është marrë në mbrojtje pasi bashkëshorti i saj shtetasi M. Canaj, 52 vjeç 52 ka ushtruar ndaj saj sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike.
Gjithashtu urdhër mbrojtje është lëshuar edhe për 41-vjeçaren L. P. pasi bashkëshorti i saj shtetasi P. Pano, vjeç 51 ka ushtruar ndaj saj sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike.
Krim brenda familjes, vret me armë vëllain, kunatën dhe veten.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Grace, komuna Pezë në Tiranë. Ferid Kolgjini, 60 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, Ramadan Kolgjini, 55 vjeç dhe bashkëshorten e vëllait, Sulltanen 50-vjeç, e më pas veten. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Ndërkaq, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nsur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë vrasje të trefishtë. Deri më tani janë marrë në pyetje familjarë të viktimave.
Librazhd, 50-vjeçari i humbur prej 5 ditësh, familjarët: Na ndihmoni
Një 50-vjeçar nga fshati Xhyrë i Librazhdit rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin për humbjen e Banush Çukës, i cili sipas tyre është larguar nga banesa para 5 ditësh, dhe nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, Banush Çuka është 180 cm i gjatë, dhe mban kapele me strehë dhe syze dielli.
50-vjeçari, baba i dy fëmijëve, sipas familjarëve që kanë bërë denoncimin, vuan nga depresioni, ndërsa shtojnë se “Kur doli nga banesa për herë të fundit nuk e mori telefonin”.
Majko: Maqedonasit s’do t’ia dalin me dhunë ndaj shqiptarëve
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko duke komentuar protestat e ndjeshme në Maqedoni, deklaroi se shteti dhe policia maqedonase po vazhdojnë të dhunojnë shqiptarët në Shkup.
“Shteti i Maqedonisë është një vend me jetë të "dyfishtë". Ai mbijeton në një realitet që ekziston i rrethuar me buste për sllavo-maqedonasit dhe në një tjetër që u ofrohet shqiptarëve si standard i një jete nën presion”, deklaroi Majko.
Ai tha se, më 4 korrik 2014 dhuna policore goditi shqiptarët në Shkup.
Tajsoni i Shqiptarëve: Nuk tolerojmë gjakun që kemi derdhur, e mbrojmë
Nuri Seferi, boksieri që ngre lart flamurin Kombëtar nëpër arenat ndërkombëtare nëpërmjet rrjetit social Facebook ka akuzuar policinë Maqedonase pas dhunës së ushtruar dje kundër protestuesve shqiptarë për rastin “Mostra”.
Gjithashtu theksoi, se Shqiptarët janë në tokën e tyre amtare, se për cdo pëllembë të kesaj tokë është derdhur gjakë dhe nuk mund të qëndrojmë urtë duke shikuar sesi shkelet gjaku dhe nderi i Shqiptarëve.
Ja dhe postimi i tij