Librazhd, 50-vjeçari i humbur prej 5 ditësh, familjarët: Na ndihmoni

Postuar në 05 Korrik, 2014 14:10

Një 50-vjeçar nga fshati Xhyrë i Librazhdit rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin për humbjen e Banush Çukës, i cili sipas tyre është larguar nga banesa para 5 ditësh, dhe nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, Banush Çuka është 180 cm i gjatë, dhe mban kapele me strehë dhe syze dielli.
 
50-vjeçari, baba i dy fëmijëve, sipas familjarëve që kanë bërë denoncimin, vuan nga depresioni, ndërsa shtojnë se “Kur doli nga banesa për herë të fundit nuk e mori telefonin”.
 
Ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për 50-vjeçarin, familjarët bëjnë thirrje për ndihmë për të gjithë ata persona që kanë informacion, dhe të njoftojnë në numrin 069 484 2032.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.