Arkiv-Lajme të përditësuara

Ksamil,tenton të vrasë të dashurën 15-vjeçare me thikë, qëllon veten.

Postuar në 10 Korrik, 2014 03:03

Debati mes një çifti të rinjsh nga Saranda për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Një 21-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij 15-vjeçare, ndërsa në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëvritet, duke qëlluar veten me të njëjtën thikë.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në Ksamil. Klodian Oruci shkoi në banesën e familjes së të dashurës, dhe në debat e sipër goditi me thikë të dashurën adoleshente. 
 

Emëtohet pulla postare me tematikë Kampionatin Botëror “Brazil 2014”

Postuar në 09 Korrik, 2014 13:49

Posta Shqiptare ka emetuar pullën postare për vitin 2014 me tematikë Kampionatin Botëror të Futbollit “Brazil 2014″. Pulla është e përbërë nga disa elementë, në përshtatje me kërkesat e FIFA-s, dhe e ndërthurur edhe nga ana kompozicionale e figurave të përdorura në bocetin e pullave.
 
Emisioni përbëhet nga një seri me 3 pamje dhe një bllok. Autori i kompozimit të pullës është piktori Bertrand Shijaku. Vlera e serisë është 10 lekë, 50 lekë dhe 100 lekë, ndërsa vlera e bllokut është 140 lekë.

Statusi,Presidenti austriak Fischer uron Nishanin: Ju mbështesim.

Postuar në 09 Korrik, 2014 13:45

Fischer në të cilin shprehen urimet për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Në urimin e tij Fischer shprehet se Austria është një mbështetëse e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë shumë aktive në avokatinë e këtij hapi të mëtejshëm përgjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Gjithashtu Fischer duke uruar gjithë të mirat Shqipërisë për zhvillimin e saj të ardhshëm siguron mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë.

Tahiri:Ligji i ri për policinë,s’ka më krime që fshihen pas vakuumit ligjor.

Postuar në 09 Korrik, 2014 11:29

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji për policinë e shtetit.Sipas Tahirit duhet të funksionojë parimi “një shtet, një polici” pasi ka pasur krime që deri dje fshiheshin pas vakuumit ligjor, si krimet mjedisore apo ndërtimet pa leje, me ndryshimet që bëhen parashikohet të mos ndodhin më.

Sipas ministrit Tahiri i cili ka bërë  një ekspoze të projektligjit ky është ligji me kryesor që përbën reformën në Policinë e Shtetit.

Qerveria paguan shpenzimet e gjyqit në Strasburg për Izet Haxhinë.

Postuar në 09 Korrik, 2014 11:26

Izet Haxhia, një nga 3 të akuzuarit për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, do të dëmshpërblehet nga qeveria shqiptare me 1 mijë e 400 euro.
 
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës vendosi të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të marrë në nëntor të 2013-ës. Ky vendim citonte se Haxhia, ish truprojës së ish-presidentit Berisha, është gjykuar në rrugë të drejtë, por se meriton 1400 euro shpërblim për shpenzimet për cështjen “Izet Haxhia kundër Shqipërisë”.

Mungesa e hapësirës për varret Gjermeni: Tani dhe me djegie.

Postuar në 09 Korrik, 2014 06:50

Mes problemeve  të varezave të Tiranës qeveria ka nisur të marrë masa për të ndryshuar këtë situatë.  Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese mratoi në parim projekt ligjin për varrezat publike. Ky projekt ligji u miratua me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës.
 

Lazarati, Apeli lë në burg Gate e Vandam Mahmutajn, Matjaz Bocin.

Postuar në 09 Korrik, 2014 06:47

Gjykata e Apelit ka lënë pas hekurave Gate Mahmutaj , djalin e tij Vandam Mahmutajn dhe Matjaz Bocin. Të tre akuzohen se ishin pjesë e “Grupit të zjarrit” dhe kanë qëlluar në drejtim në policisë gjatë aksionit në Lazarat.
Ata apeluan vendimin e Gjykatës së Krimeve tërënda e cila vendosi arrest me burg për tre të akuzuarit.

Këta persona akuzohen gjithashtu për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe kultivim të lëndëve narkotike. Gate Mahmutaj, Vandam Mahmutaj dhe Matjaz Boci  u arrestuan gjatë operacionit të Policisë së Shtetit në Lazarat. 

Maqedonasit në kundraprotestë “Te presim shqiptarinë e mallkuar”

Postuar në 09 Korrik, 2014 03:07

Ditën e premte në Shkup është paralajmëruar një tjetër protestë e madhe, ku pritet të marrin pjesë jo vetëm shqiptarë nga Maqedonia, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse. Nga ana tjetër, maqedonasit do të përgjigjen me një kundra-protestë të organizuar në të njëjtën datë dhe orë.
 
“Hajde të mblidhemi dhe t’i presim shqiptarinë e mallkuar para Qeverisë në orën 14:00. Dhe t’u tregojmë se nuk mund të bëjnë ç’të duan me këtë shtet duke shpërndarë dhunë. Maqedonia ka filluar të ngjajë me Palestinën, por Shkupi nuk është Bejrut”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e maqedonasve.

Etika në gjyqësor, Naço: Të rikthejmë besimin tek drejtësia.

Postuar në 09 Korrik, 2014 03:05

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço edhe njëherë ka theksuar se monitorimi i sistemit të drejtësisë  ka një rëndësi të veçantë për të evidentuar gjyqtarët e aftë dhe të paaftë, si dhe largimin e gjyqtarëve të korruptuar. Gjatë një seminari me temë ‘Inspektimet mbi etikën Gjyqësore’ i organizuar nga OPDAT dhe Ministria e Drejtësisë, Naço ka theksuar se prioritet i qeverisë është rritjen e transparencës së proceseve gjyqësore.

Cefa:Deklaratat e Naços, politike Sulm të paprecedentë me KLD.

Postuar në 09 Korrik, 2014 03:03

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Duke i quajtur këto deklarata thellësisht politike, Cefa tha se ministri i Drejtësisë me sulmin ndaj KLD justifikon pretendimet e tij përballë eprorëve.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara