Mungesa e hapësirës për varret Gjermeni: Tani dhe me djegie.

Mes problemeve të varezave të Tiranës qeveria ka nisur të marrë masa për të ndryshuar këtë situatë. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese mratoi në parim projekt ligjin për varrezat publike. Ky projekt ligji u miratua me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës.
“Me anë të ligjit parashikohet edhe futja e formave të tjera siç është dhe djegia e trupit. Një ndryshim tjetër parashikon ngritjen e varrezave historike kulturore dhe shtetërore”, ka thënë ministria e Englantina Gjermeni . Ajo tha se këto ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për shkak të situatës emergjente të krijuar në vend dhe sidomos ne Tiranë.
“Nga ndryshimet parashikon ngritjen e varrezave private, gjithashtu i japim të drejtën komuniteteve fetare të ngrenë varreza”, theksoi ministrja.
Add new comment