Tahiri:Ligji i ri për policinë,s’ka më krime që fshihen pas vakuumit ligjor.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji për policinë e shtetit.Sipas Tahirit duhet të funksionojë parimi “një shtet, një polici” pasi ka pasur krime që deri dje fshiheshin pas vakuumit ligjor, si krimet mjedisore apo ndërtimet pa leje, me ndryshimet që bëhen parashikohet të mos ndodhin më.
Sipas ministrit Tahiri i cili ka bërë një ekspoze të projektligjit ky është ligji me kryesor që përbën reformën në Policinë e Shtetit.
Tahiri ka bërë të ditur në Komisionin e Ligjeve se ky projektligj është ndërtuar nga ekspertët më të mirë të policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Ministrin e Drejtësisë gjithashtu është përgatitur me asistencën e ndërkombëtarëve. Më tej Tahiri ka shtuar se ky ligj garanton një polici demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut, duke e bërë policinë agjencinë kryesore ligjzbatuese.
Një tjetër pikë ku Tahiri është ndalur gjatë prezantimit të pr/ligjit është edhe depolitizimi i policisë dhe rritja në detyrë në bazë të performacës ku në ligj sanksionohet si parim meritokracia.
“Ligji i ri hedh bazat për të forcuar veprimin policor. Garanton distancë për të garantuar depolitizimin e policisë. Kritere të forta karriere e merite. Sistem gradash e karriere që eviton korrupsioni, matje vjetore të performancës”- u shpreh Tahiri.
Add new comment