Arkiv-Lajme të përditësuara

Videofinalja e Botërorit, Rama: Anullim loje, shiu s'na lejon.

Postuar në 12 Korrik, 2014 11:20

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar anullimin e videofinales që do të organizohej në fushën e parkut pranë Kryeministrisë me nxënësit më të mirë të shkollave të mesme.

Korçë, përleshen të burgosurit Njëri në gjendje të rëndë.

Postuar në 12 Korrik, 2014 11:19

Të dënuarit në burgun e Drenovës janë përleshur ditën e djeshme me njëri-tjetrin. Nga policia mësohet se një nga të burgosurit ka mbetur i plagosur rëndë.
 
Përleshja ka ndodhur në dhomën e ajrimit të burgut, ku i plagosur ka mbetur i paraburgosuri Dritan Lushka, i cili u dërgua në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar dhe më pas është rikthyer në ambientet e burgut. 
 

Përmet, arrestohet 50-vjeçarja, vidhte banesat me çelës

Postuar në 12 Korrik, 2014 06:33

Një 50-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Përmetit pasi dyshohet për vjedhje. Sipas policisë shtetësja K.P dyshohet se ka vjedheur në banesën e shtetases L.M, një shumë prej 1.2 milion lekë.

Kjo shtetase dyshohet edhe për dy vjedhje të tjera në të njëjtin pallat, me të njëjtin mekanizëm, duke kryer vjedhjen me anë të çelësit të banesave.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Francë, iu gjetën 6 kg heroinë e 100 mijë €, 5 shqiptarë në pranga

Postuar në 12 Korrik, 2014 06:31

Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë franceze, pasi u ka sekuestruar 6 kg heroinë dhe 10 kg lëndë që shërben për përzierjen e drogës. Arrestimi i tyre u bë ditën e hënë, pas një hetimi të gjatë, por dy prej tyre u liruan nga Gjykata. Tre nga shqiptarët e arrestuar u njohën të premten me akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa dy të tjerët pritet të dalin para Gjykatës në ditët në vijim.
 
Sipas policisë, lënda narkotike ishte e fshehur në një pyll në Saint- Priest, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan 100 mijë euro.
 

Gjirokastër, kapen 260 kg hashash

Postuar në 12 Korrik, 2014 06:29

Plot 260 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në Gjirokastër më operacionin e koduar “Erind”. Sipas policisë droga transportohej me një makinë dhe dyshohet se ka dalë nga rrethinat e Lazaratit.
 
Transportuesi me makinën ‘Renault’ me targa AA 243 ED për t’i shpëtuar policisë u fut në fshatin Erind por nga ndjekja, makina u përplas me derën e një shtëpie.  Sipas policisë droga ishte paketuar në 24 thasë. Duke përfituar dhe nga errësira, transportuesi ka braktisur menjëherë mjetin, duke u larguar në drejtim të paditur.

Pranga shqiptarit në Itali i gjenden 9 kg heroinë në banesë

Postuar në 12 Korrik, 2014 06:28

Një shqiptar dhe një femër nga Lituania janë vënë në pranga në Foxhia të Italisë pasi u janë gjetur 9 kilogramë lëndë narkotike heroinë. Policia italiane ka arrestuar në rajonin e Foxhias 35-vjeçarin shqiptar Ziber Tusha dhe bashkëjetuesen e tij Sandra Benusyte, 32 vjeçe. Droga ishte ndarë në 18 pako, ndërsa atyre u janë gjetur edhe 5300 euro që dyshohet se janë të ardhura nga aktivitete kriminale. E gjithë heroina është gjetur gjatë një kontrolli në një apartament në San Severo.

Pogradec, kërkohej për tentativë vrasje në 2009, arrestohet 35-vjeçari

Postuar në 12 Korrik, 2014 06:24

Një person i shpallur në kërkim për “tentativë vrasje” është arrestuar ditën e sotme në Pogradec. Edvil Hasani, 35 vjeç, ishte dënuar me 10 vite burg, pasi në vitin 2009 ka plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin Asim Ahmeti.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Tiranë, gjendet një person i mbytur te Liqeni Artificial.

Postuar në 11 Korrik, 2014 13:26

Një i ri është gjetur i mbytur në liqenin Artificial në Tiranë. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë parë trupin e 40-vjeçarit dhe kanë njoftuar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe polumbarët, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
 
Viktima është e seksit mashkull, i moshës 40 vjeç, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës dhe rrethanave të ngjarjes. 

Tiranë,parandalohet vrasja qytetarët ndërhyjnë në kohë.

Postuar në 11 Korrik, 2014 13:13

Para pak çastesh te zona e tregut elektrik, pranë Fushës së Ali Demit në kryeqytet, Fatos Çifligu i ka shkëputur fëmijën nga dora ish-gruas së tij duke i kërcënuar me thikë.

Tregtarët dhe qytetarë të tjerë që ndodheshin në atë moment në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë duke i shkëputur nga duart fëmijën personit në fjalë.

Vlorë, asgjësohen 9 55 rrënjë ​ kanabisi, ishin kultivuar në 9 parcela.

Postuar në 11 Korrik, 2014 10:45

Vijojnë aksionet të në gjithë territorin e vendit për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara. Policia e qytetit Bregdetar të Vlorës ka arritur që të zbulojë dhe asgjësojë 955 rrënjë kanabis sativa.
 
Në të dhënat e policisë mësohet se kanabisi i asgjësuar ishte i kultivuar në 9 parcela të ndryshme në fshatin Lapardha. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike në këtë zonë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara