Arkiv-Lajme të përditësuara
Librazhdi e Saranda pa ujë të pijshëm, banorët në protesta
Për të tretën herë radhazi banorët e fshatit Rrajcë në Përrenjas kanë bllokuar tunelin e Qafë-Thanës, teksa kanë protestuar për mungesën e furnizimit me ujë te pijshëm dhe mungesës se vaditjes së tokave bujqësore.
Shkak për këtë situatë janë bërë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit si dhe ndarja e orarave të ujit nga ana e komunës.
Banorët shprehen se nëse situata nuk zgjidhet protesat do përshkallëzohen.
Anija Tara, ndalesë në Vlorë
Anija Tara do të bëjë një ndalesë në qytetin e Vlorës, qytet portual i detit Adriatik, një nga më të lashtët, i cili gjendet 100 kilometra në jug të qytetit të Tiranës. Edhe pse Tara e ka përshkruar gjithë Mesdheun, është e para herë që anija vjen në Shqipëri.
Kjo ndalesë, e përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Francës në Tiranë, do të jetë rasti për të vazhduar sensibilizimi dhe informimi i publikut të gjerë rreth temave mjedisore, të cilat udhëheqin anijen Tara që prej 10 vjetësh dhe në veçanti, gjatë kësaj ekspedite që quhet Tara Méditerranée.
Mbyllen dy tregje në Tiranë S'kishtin kushte higjeno-sanitare
Prefekti i Tiranës ka urdhëruar mbylljen e dy tregjeve në kryeqytet, të Ish-Uzinës Dinamo, por edhe në tregun e rrugës “Hamdi Pepa”. Pas një mbledhje me Task Forcën për kontrollin e Tregjeve ushqimore u mor kjo masë nga prefekti Sadi Vorpsi, pasi nga kontrolli i ushtruar pranë tregjeve u konstatua gjendja, e cila sipas tij sjell problematika për cilësinë e shëndetit të qytetarëve.
S’ka të mbaruar arsenali i armëve të fshatit Lazaratit
Policia e Gjirokastrës ka sekustruar sërish armë dhe minicione të cilat dyshohen se kanë dalë nga fshati Lazarat për tu fshehur në një tjetër vend.
Sipas policisë në aksin rrugor Gjirokastër - Tepelenë janë sekuestruar dy kallashnikovë, 1 pistoletë, 200 fishek automatiku, 100 fishek pistolete, 6 krehra kallashnikovi dhe 7 krehra pistolete, të gjithë krehrat me fishekë.
Armët ishin të fshehura në shkurre të futura në thes, ndërsa do të dërgohen në laboratorin kriminalistik në Tiranë për veprime të mëtejshme.
Korçë, përplasen 2 furgona, 7 të plagosur
Dy furgona janë përplasur në Korçë ndërsa 7 persona kanë përfunduar në spitali.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku janë përplasur një furgon pasagjerësh dhe një furgon mallrash.
Të plagosurit mes tyre një grua dhe një fëmijë ndodhen në spitalin e Korçës pasi kanë marrë pagë të lehta.
Drejtusi i furgonit sprinter me pasagjer është Idajet Baçi 42 vjeç, ndërsa drejtuesi i furgonit tjeëtër është Redijon Kodra 37 vjeç.
Sarandë, zbulohet vatra e dytë me helme kimike të groposura
Një tjetër vatër me helme kimike të groposura është zbuluar sot në Sarandë, pasi konstatimit të së njëjtës gjë edhe gjatë ditës së djeshme. Dyshohet se këto helme kimike janë groposur në këtë zonë pas rënies së regjimit komunist.
Gjëtë ditës së djeshme, në një zonë bujqësore në Sarandë u zbulua një sipërfaqe prej rreth 200 m/2, me sasira helmesh kimike të groposura.
Pak muaj më parë, një tjetër vatër me helme kimike të groposura u zbulua në afërsi të fshatit Finiq.
Skandali i Rrashbullit,Tahiri: Muri pandëshkueshmërisë po shembet
Ministri i Brendshëm Saimiri Tahiri ka përshendetur arrestimin e kryetarit të Komunës Rrashbull. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri shkruan se falë denonsimit të qytetarëve u arrestua një kryetar komune që bëri një masakër për ndërtimet pa leje.
Tiranë, vidhnin dyqanet me aparate celularë, në pranga 5 persona -
5 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë vjedhur disa dyqane në kryeqytet. Gjatë operacionit të koduar “Thyerja” janë arrestuar Sael Sulaj, 19 vjec, Donald Ahmetaj, 24 vjeç, Klaudjo Bufi, 23 vjeç, Bledi Kateshi,19 vjeç, Rolfi Harka, 18 vjeç.
Rasti "Monstra",protesta para OKB Ndal diskriminimin e shqiptarëve.
Shqiptarët në SHBA kanë protestuar para selisë së OKB-së në Nju Jork në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë protestë morën pjesë emigrantë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme nga shumë shtete të SHBA-ve.
Greqi,arrestohet shqiptari,kërkohet për 2 vrasje në Shqipëri.
Një shqiptar 32-vjeçar ka rënë në pranga të policisë greke ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dy shqiptarët udhëtonin me motor në zonën e Selanikut, ndërsa janë ndjekur për një kohë të gjatë nga policia greke.
Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pasi ai nuk i ndaloi një kontrolli të policisë greke. Ekipet e DI.AS kanë mundur të vënë në pranga shqiptarin, ndërsa tjetëri ka mundur të largohet.