Arkiv-Lajme të përditësuara
Pranga 23 vjeçarit shqiptar i dënuar me burg në Itali për trafik droge
Një 23 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burg nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale është arrestuar ditën e sotme nga policia e shtetit .
Në pranga ka rënë Eqerem Tafa, 23 vjeç, banues në Lekaj të Kavajës. Sipas policisë ndaj Tafës ishte caktuar më 14 nëntor të vitit të kaluar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Firences në Itali për veprën penale “trafik narkotikësh” kryer në kuadrin e organizatave kriminale.
Përplasen dy makina në Bulqizë humbin jetën 2 të rinj
Shpejtësia tej normave të lejuara i ka kushtuar jetën 2 të rinjve nga Bulqiza, teksa makina me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një tjetër mjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në Fushë-Bulqizë.
Aksidenti i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fushë-Bulqizë ku automjeti që drejtohej nga, 19-vjecari, Engjellush Kurti, të cilin e shikoni në këtë foto është përplasur me një tjetër makinë.
Prokuroria: 35 vjet burg Ndriçim Ballës, vrau me 6 plumba 28 vjeçaren
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg për Ndriçim Ballën, ish-nënoficer i Forcave të Armatosura i cili akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës mbrëmjen e 9 shtatorit të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kjo kërkesë e prokurorit Ramadan Troci ka sjellë edhe reagime të ashpra të familjarëve të Ballës në sallën e gjyqit, madje njëri prej tyre është shoqëruar në në komisariat. Kjo ka bërë që prokurori Troci ka bërë kallëzim penal ndaj familjarëve për kërcënimin në fjalë të familjarëve.
Sekuestrohen 3 mln € apartamente lokale e troje
Plot 3 milionë euro është vlera e apartameneteve, lokaleve dhe trojeve të sekuestruara nga Gjykata e Tiranës për një 34-vjeçar i cili hetohet për trafik droge dhe grabitje me armë në Zvicës.
Sipas njoftimit, pas kërkesës së Prokurorisë, gjykata e Tiranës urdhëroi policinë për sekuestrimin e pasurive të plaujshme në emër të Fatmir Muçajt, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”
Parandalohet krimi brenda familjes djali i dehur tentoi të vrasë babain
Policia e Kurbinit ka arritur të parandalojë një krim brenda familjes ditën e sotme, ku djali I dehur ka tentuar që të vriste babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku Gjin Ndreca 31 vjeç, ka qëlluar me biçak babain e tij Gjetë Ndreca 81 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat 31 vjeçarin. Nga hetimet paraprake sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debate të çastit, ku sipas bluve djali ka qenë i dehur në momentin e grindjes mes tyre.
Fier, arrestohet inspektori i krimeve merrte ryshfet bashkë me 2 Rrugorë
- Shërbimi Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ka ndaluar një efektiv policie, i akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, është ndaluar inspektori i krimeve Antonio Nazëraj, ndërsa ndalimi i tij erdhi pas urdhrit të të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier ndaj tij.
Gjykata e Lartë: Nga burg për jetë i jep 25 vjet burg Lulzim Berishës
Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Lulzim Berishës, të konsideruar si kapobanda i Durrësit, duke ulur dënimin në 25 vjet heqje lirie. Ky vendim vjen i argumentuar me faktin se, aktiviteti kriminal është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës kur janë bërë krimet. Në ato vite, vrasja me paramendim dënohej me maksimumi 25 vjet. Po ashtu, sipas vendimit të Gjykatës së :artë me relator gjyqtarin Tom Ndreca, në kohën kur Lulzim Berisha ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti “organizatë kriminale”.
Vlorë, familja e adoleshentit të zhdukur: Halla di vendndodhjen
Familja e Mateo Bejajt, adoleshentit nga fshati Fitore i Vlorës, që prej tre vitesh rezulton i zhdukur, gjithnjë e më shumë po i humbet shpresat për gjetjen e tij.
Mateo në atë kohë 14 vjeç u zhduk pa lënë gjurmë mbrëmjen e 16 korrikut të vitit 2011, ndërsa kërkimet nga ana e policisë dhe banorëve të fshatit rezultuan të kota.
Familjaret e tij te zhvendosur së fundmi në qytetin e Vlorës, teksa shtojnë së nuk dinë asgjë për fatin e të birit, gishtin e drejtojnë tek halla e tij, më të cilën familja Bejaj ka patur një konflikt pronësie të pazgjidhur.
Fier, transportonin 9 klandestinë sirianë, 2 në pranga, një në kërkim
Nëntë shtetas sirianë janë ndaluar nga Sektori Kundër Narkotikut dhe Trafiqeve në Fier, ndërsa është bërë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve që bënin transportin e tyre. Në kuadër të operacionit “Nata”, policia e Fierit arrestoi në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Ua e Mbrostarit”, shtetasit Ylli Cauli, 33 vjeç, dhe 31-vjeçarin Elisedi Mihali, të dy nga Lushnja, ndërsa u shpall ne kërkim shtetasi me inicialet R.M, 52 vjeç.
Gjyqi ndaj Frrokut, më 23 Korrik pyetet bashkëpunëtori i akuzës
Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit të pandehur Arben Frroku, të dyshuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj, është zhvilluar këtë të mërkurë sërish midis replikave, ku vetë Frroku ka kërkuar nga Prokuroria sjelljen sa më parë të dëshmitarit bashkëpunëtor me drejtësinë Arben Ndoka.
Në seancë janë shfaqur dhe një sërë pamjesh filmike për itinerarin e Frrokut ditën e ngjarjes, ku ky i fundit pretendon se ka qenë duke udhëtuar drejt Greqisë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.