Gjykata e Lartë: Nga burg për jetë i jep 25 vjet burg Lulzim Berishës

Postuar në 16 Korrik, 2014 12:00

Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Lulzim Berishës, të konsideruar si kapobanda i Durrësit, duke ulur dënimin në 25 vjet heqje lirie. Ky vendim vjen i argumentuar me faktin se, aktiviteti kriminal është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës kur janë bërë krimet. Në ato vite, vrasja me paramendim dënohej me maksimumi 25 vjet. Po ashtu, sipas vendimit të Gjykatës së :artë me relator gjyqtarin Tom Ndreca, në kohën kur Lulzim Berisha ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti “organizatë kriminale”.  
 
Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu rigjykimin e Plarent Dervishit, një tjetër të pandehuri të bandës së Durrësit. I cili është dënuar në mungesë me burgim të përjtshëm. Vendimi për rigjykim, sipas Gjykatës së Lartë bëhet për shkaqe procedurale.
 
Ndërkaq, për  të pandehurit e tjerë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk ndryshon. 

Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale. Sipas prokurorisë, banda e Durrësit e nisi aktivitetin e saj kriminal në vitin 1992 dhe vepronte kryesisht nË Durrës. Goditjen ajo e mori në vitin 2005, kur autoritet e rendit arrestuan anëtaret e dyshuar të saj. 

Edhe për të penduarin Adriatik Coli u vendos burgimi i përjetshëm, por për faktin se ka bashkëpunuar me drejtësinë, gjykata vendosi ta dënoi përfundimisht me 10 vite burg.  Të pandehurit e tjerë të bandës janë dënuar me masa që variojne nga 10 deri në 25 vite burg.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.