Prokuroria: 35 vjet burg Ndriçim Ballës, vrau me 6 plumba 28 vjeçaren

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg për Ndriçim Ballën, ish-nënoficer i Forcave të Armatosura i cili akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës mbrëmjen e 9 shtatorit të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kjo kërkesë e prokurorit Ramadan Troci ka sjellë edhe reagime të ashpra të familjarëve të Ballës në sallën e gjyqit, madje njëri prej tyre është shoqëruar në në komisariat. Kjo ka bërë që prokurori Troci ka bërë kallëzim penal ndaj familjarëve për kërcënimin në fjalë të familjarëve.
Ish-nënoficeri i FA Ndriçim Balla akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhes dhe plagosjen e Elton Fushës në lokalin në pronësi të bashkëshortit të viktimës dhe Fusha e kishte marrë me qera.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria rezulton se objektiv i vrasjes ka qenë Elton Fusha, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur e vrarë Majlinda Hoxha.
Sipas Prokurorisë, shkak për vrasjën e shtetases Majlinda Hoxha është bërë një borxh prej 25 mijë lekësh, që vëllai i të dyshuarit si autor i ngjarjes kërkonte nga i plagosuri Elton Fusha për një punë të bërë në objektin e tij.
Add new comment