Fier, transportonin 9 klandestinë sirianë, 2 në pranga, një në kërkim

Postuar në 16 Korrik, 2014 11:55

Nëntë shtetas sirianë janë ndaluar nga Sektori Kundër Narkotikut dhe Trafiqeve në Fier, ndërsa është bërë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve që bënin transportin e tyre. Në kuadër të operacionit “Nata”, policia e Fierit arrestoi në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Ua e Mbrostarit”, shtetasit Ylli Cauli, 33 vjeç, dhe 31-vjeçarin Elisedi Mihali, të dy nga Lushnja, ndërsa u shpall ne kërkim shtetasi me inicialet R.M, 52 vjeç.
 
Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të përsëritur dyshohet se kryenin transportin e shtetasve sirianë, që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.
 
Ndërkaq, ëhstë sekuestruar edhe automjeti i tipi “Seat” me targa AA 820 GB, si dhe dy aparate celular.
 
Mbi këta tre persona rëndon akuza “Ndihma për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë me qellim fitimn, sipas nenit 298/3 të Kodit Penal.
 
Materialet i kaluarn Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.