Vlorë, familja e adoleshentit të zhdukur: Halla di vendndodhjen

Postuar në 16 Korrik, 2014 11:57

Familja e Mateo Bejajt, adoleshentit nga fshati Fitore i Vlorës, që prej tre vitesh rezulton i zhdukur, gjithnjë e më shumë po i humbet shpresat për gjetjen e tij.

Mateo në atë kohë 14 vjeç u zhduk pa lënë gjurmë mbrëmjen e 16 korrikut të vitit 2011, ndërsa kërkimet nga ana e policisë dhe banorëve të fshatit rezultuan të kota.

Familjaret e tij te zhvendosur së fundmi në qytetin e Vlorës, teksa shtojnë së nuk dinë asgjë për fatin e të birit, gishtin e drejtojnë tek halla e tij, më të cilën familja Bejaj ka patur një konflikt pronësie të pazgjidhur.

Kërkimet për të riun vijojnë edhe nga Interpoli, ndërsa prindërit e Mateos tashmë shpresojnë vetëm në një mrekulli, teksa besimi tek strukturat e shtetit për ta ka shteruar me kohë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.