Parandalohet krimi brenda familjes djali i dehur tentoi të vrasë babain

Postuar në 17 Korrik, 2014 09:10

Policia e Kurbinit ka arritur të parandalojë një krim brenda familjes ditën e sotme, ku djali I dehur ka  tentuar që të vriste babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku Gjin Ndreca  31 vjeç, ka qëlluar me biçak babain e tij Gjetë Ndreca 81 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat 31 vjeçarin. Nga hetimet paraprake sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debate të çastit, ku sipas bluve djali ka qenë i dehur në momentin e grindjes mes tyre.

Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale. -  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.