Arkiv-Lajme të përditësuara
Fier, plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin, ndalohet nga policia
Ndalohet nga forcat e policisë rreth orës 23.oo të së hënës Bujar Gremi, i dyshuari kryesor si autor i plagosjes me armë zjarri ndaj shtetasit Ardit Meta, ngjarje e ndodhur ne vendin e quajtur Mbrostar.
Autori i dyshuar, pas një konflikti me shtetasin 22-vjeçar Meta, banues ne Petov, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.
I lënduari momentalisht ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr dhe ndihmën e plotë mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tritoli 'godet' sërish në Fushë-Krujë shpërthen banesa e vëllezërve Miri
Një shpërthim ka tronditur sërish Fushë-Krujën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Katsrioti”, por fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar në njerëz.
Sipas policisë, eksplozivi është vendosur në portën e banesës së Ardian dhe Fatmir Mirit.
Të njëjtat burime thanë se nuk ka patur informacione se familja e Ardian Mirit të ishte përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm apo të skeduar për policinë.
Tiranë, aksident me plagosje, makina përplas këmbësoren
Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësore ka ndodhur në Tiranë. Sipas policisë një automjet me shpejtësi të madhe ka goditur kalimtaren tek “Ushtari i Panjohur”.
Ndërkohë kalimtarja është në gjendje të rëndë në spital.
Tiranë, vidhen 7 pllaka broxni nga "Monumenti i pavarësisë"
Monumentit të pavarësisë që ndodhet për gati dy vjet tek parku “Rinia” në Tiranë i janë grabitur sërish pllakat e bronxit. Sipas policisë pllakat e vjedhura janë 7, me në vlerë prej 2800 euro (400 euro për pllakë).
Gjermania, 100 mijë euro për pastrimin e municioneve në Shqipëri
Gjermania mbështet aksionin për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe lëndë plasëse në Shqipëri me një fond prej 100.000 eurosh.
Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga amabsadori Gjerman në Shqiperi Hellmut Hoffmann me përfaqësuesen e UNDP në Tiranë, Zineb Touimi-Benjelloun.
Kjo shumë i vihet në dispozicion projektit të UNDP-së për monitorimin e minave në Shqipëri, e cila do të përdoret për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe për rikthimin e tyre në zona që nuk përbëjnë rrezik.
Kakavijë, 14 mijë emigrantë kthehen në Shqipëri për pushime brenda 24 orëve.
Pika kufitare e Kakavijës po përballet me fluks të lartë emigrantësh që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.
14 mijë persona kanë hyrë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, teksa për të evituar radhët, dy palët punojnë me nga 6 sportele secila.
Emigrantët shprehen se pak ditë do të qëndrojnë në atdhe, por një pjesë e mirë e tyre pohojnë se nuk do të kthehen më në vendin fqinj.
Ndërkohë i lartë mbetet edhe numri i personave që zgjedhin të kalojën punshimet në vendin fqinj.
Tiranë, makina përplas këmbësorin
Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar nga një automjet tip “Volksvagen Golf” në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” në Tiramë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa ende nuk dihet identiteti dhe gjendja shëndetësore e këmbësorit.
Nga informacionet paraprake mësohet se ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Fier, mbetjen urbane “pushtojnë” rrugën në lagjen e romëve në Levan
Plehrat dhe ujërat e zeza janë sinonim i lagjes së komunitetit rom në qytezën e Levanit në Fier.
Aksi rrugor që lidh këtë zonë më Frakullin është i pushtuar nga mbetjet urbane, teksa për karshi qëndrojnë edhe kanalet e hapura të ujërave të zeza.
Situatë në këtë zonë paraqitet problematike, ndërsa me shqetësues gjendja bëhet me rritjen e temperaturave, pasi shtohet rreziku për përhapjen e epidemive.
Banorët i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa për përmirësimin e situatës në këtë zonë.
Korçë, urat e dëmtuara penalizojnë fermerët, s’shkojnë dot tek tokat
Fermerët e fshatit Vreshtas në Korçë rrezikojnë të mos shijojnë frytet e të mbjellave të tyre. Shkak është bërë dëmtimi i tre urave që lidhin fshatin me parcelat ku janë të mbjellat, sakaq fermerët bëjnë apel për ndihmë.
Dëmtimi i 3 urave në fshatin Vreshtas të Korçës ka penalizuar fermerët e zonës, të cilët në asnjë moment nuk mund të kalojnë me mjete motorike mbi këto ura për të shkuar në tokat e kultivuara prej tyre.
Fermerët i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa, teksa shtojnë së rrezikojnë që prodhimi i tyre bujqësor t’u shkojë dëm.
Rrogozhinë, makina përplaset me maunen, plagosen dy persona
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Në afërsi të rrethrrotullimit të Rrogozhinës, një automjet me targa të huaja është përplasur me një maune.
Si pasojë e goditjes janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitali e Kavajës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.