Korçë, urat e dëmtuara penalizojnë fermerët, s’shkojnë dot tek tokat

Postuar në 21 Korrik, 2014 04:58

Fermerët e fshatit Vreshtas në Korçë rrezikojnë të mos shijojnë frytet e të mbjellave të tyre. Shkak është bërë dëmtimi i tre urave që lidhin fshatin me parcelat ku janë të mbjellat, sakaq fermerët bëjnë apel për ndihmë.
 
Dëmtimi i 3 urave në fshatin Vreshtas të Korçës ka penalizuar fermerët e zonës, të cilët në asnjë moment nuk mund të kalojnë me mjete motorike mbi këto ura për të shkuar në tokat e kultivuara prej tyre.
 
Fermerët i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa, teksa shtojnë së rrezikojnë që prodhimi i tyre bujqësor t’u shkojë dëm.
 
Urat janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, por edhe nga skrapomania, teksa pjesë metalike të urës janë grabitur dhe janë shitur për skrap.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.