Tritoli 'godet' sërish në Fushë-Krujë shpërthen banesa e vëllezërve Miri

Postuar në 21 Korrik, 2014 20:13

Një shpërthim ka tronditur sërish Fushë-Krujën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Katsrioti”, por fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar në njerëz. 

Sipas policisë, eksplozivi është vendosur në portën e banesës së Ardian dhe Fatmir Mirit. 

Të njëjtat burime thanë se nuk ka patur informacione se familja e Ardian Mirit të ishte përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm apo të skeduar për policinë. 

Specialistët e xhenios kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur mekanizmin e shpërthimit me shpresë se mund të gjendeshin prova për të rënë në gjurmët e autorëve. 

Shpërthimet me eksploziv në dy vitet e fundit kanë zëvendësuar mënyrët e tjera të zgjidhjes së konflikteve në zonën e Fushë-Krujës, duke u kthyer në një problematikë serioze për policinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.