Arkiv-Lajme të përditësuara
Deklarohet i zhdukur prej katër ditësh 13 vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodres njoftoi se është denoncuar nga familjarët e tij, se shtetasi Jurgen A., vjeç 13, banues në Fshatin Golem, Komuna Rrethina Shkodër, që prej katër ditësh, ai është larguar në drejtim të paditur nga shtëpia. Ështe bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij.
Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo protestojnë para Kuvendit
Një grup tregtarësh të tregut tek ish-Uzina Dinamo kanë rrethuar hyrjen e Kuvendit në një protest për të rifituar atë që e cilësojnë të drejtë të mohuar. Ata bënë thirrje qeverisë dhe Kuvendit që të dëgjohen për të mos mbyllur tregun. ““Meta të dëgjojë zërin tonë, kryeministri Edi Rama të pranojë thirrjet tona dhe të na mbështesë ”, ushprehën ata. Nuk munguan as momentet e tensionit me policinë por duket se gjithçka u menaxhua brenda kushteve normale.
Skandal tek Banka e Shqipërisë, dy punonjës kanë vjedhur para në BSH.
Dy punonjës së Bankës së Shqipërisë janë kallëzuar penalisht nga ky institucion, pasi akuzohen se kanë vjedhur para në BSH. Sipas në një njoftimi të Bankës së Shqipërisë, ky institucion ka bërë më 21 korrik 2014 kallëzim penal ndaj shtetasve me inicialet A.B dhe M.B, të dy punonjës në Departamentin e Emisionit të Bankës Qendrore.
Sipas njoftimit të BSH, këta shtetas akuzohen për përvetësimin e vlerave monetare në ngarkim.
Abuzimet e Tafajt, Veliaj: Do të paditet sapo auditi të mbarojë punë.
Qeveria shqiptare, dhe më konkretisht Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë do të dorëzojë shumë shpejt një kallëzim penal ndaj kryetarit shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj për abuzimet që ky i fundit ka bërë me fondet e dhëna nga qeveria për këtë kategori të qytetarëve. Deklarata erdhi nga vetë Ministri Erion Veliaj, i cili i ftuar në studion e televizionit A1 Report, theksoi se kallëzimi penal do të dorëzohet sapo të mbarojë punën grupi i auditit për abuzimet e kryera me fondet e qeverisë.
Reforma territoriale në Kuvend Fino: Gati të punojmë me PD-në.
Komisioni i posaçëm për reformën territotiale është mbledhur një ditë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale. Kryetari i këtij komisioni Bashkim Fino theksoi se çdo deputet do të ketë dijeni për draftin. Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi ishte i pranishëm në komision ku njohu të gjithë anëtarët me vendimin për t’u shprehur pro reformes me 61 bashki. “Kam rezerva për fshatin Vangalat i cili ka minoritet 100 përqind dhe bashkimi në bashkinë e Konispolit mund të sjelle probleme”, ka thënë Çuçi.
Deputeti Spartak Braho: Garda nuk do shkrihet, ndryshon emërtimi.
Garda e Shtetit nuk do të shkrihet, por do të ndryshojë emërtimi. Këtë e ka shprehur deputeti Spartak Braho ditën e sotme, duke folur jashtë komisionit për Policinë, Byronë dhe Gardën. Sipas deputetit Braho për këtë çështje është arritur konsensusi, por u shpreh se do të këtë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit.
Dosjet e PD për Strazimirin Akuza: Kanë karakter civil.
Dy dosjet penale që kanë mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme nga Partia Demokratike për çështjen e goditjes së deputetit Gent Strazimiri, duket se do të kenë destinacion pushimin e tyre për shkak të mungesës së veprës penale. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilat thanë se dy materialet e PD janë referuar për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Fyerjes për shkak të detyrës” ndaj deputetit Gent Strazimiri. Burimet shtojnë se të dyja akuzat janë në proces verifikimi, por sipas prokurorëve çështja ka karakter civil se sa penal.
Mungoi bashkëpunëtori i akuzës Shtyhet sërish gjyqi ndaj Frrokut.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën ndaj Arben Frrokut, pasi në seancën e sotme nuk u paraqit dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia Arben Ndoka. në seancën e kaluar, Frroku ka kërkuar nga Prokuroria sjelljen sa më parë të dëshmitarit bashkëpunëtor me drejtësinë, por edhe në seancën e sotme kjo nuk është e mundur.
Si pasojë e mungesës së Arben Ndokës, seanca e radhës do të zhvillohet më 30 korrik.
Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, avokati: I janë bërë injeksione.
Avokati i Dritan Dajtit ka akuzuar prokurorinë se klienti i tij po merret me forcë për seancën e radhës. Sokol Koçiu në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë së Mbrojtjes së të Burgosurve ka thënë se Dajti po merret forcërisht për seancën e sotme. Sipas tij ka informacione se i janë bërë injeksione qetësuese.
Procesi Dajti ka mbrritur tek Deklarimet e Mbrojtjes. Pas 275 senacave Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me 1 milion lekë gjobë.
Kavajë, ekzekutohet me armë zjarri 28-vjeçari pas një zënke
Një 28-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Kavajë. Andi Peqini është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë nga një automjet tip “Audi A3” me ngjyrë të zezë dhe me targa italiane, rreth orës 20:45 mes Kavajës dhe Peqinit, teksa udhëtonte me makinë.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, vrasja ka ndodhur pas një konflikti në një pikë karburanti.