Arkiv-Lajme të përditësuara

Elbasan, breshëri shkatërron serat dhe të mbjellat në Dumre

Postuar në 22 Korrik, 2014 12:05

Reshjet e dendura të breshrit kanë shkatërruar serat dhe shumë të mbjella në Dumre. Nisur nga situata e krijuar, kreu i bashkisë së Belshit i bën apel qeverisë për mbështetje.

Mësohet se në zonën e Dumresë në rrethin e Elbasanit moti i keq dhe reshjet e dendura të breshrit kanë shkatërruar serat dhe shumë të mbjella të fermerëve.

Ndërtimet pa leje, 1 vit burg ish-kryeinspektorit të INUV Elbasan

Postuar në 22 Korrik, 2014 10:55

Gjykata e Elbasanit dënoi të martën me 1 vit burg ish-kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së këtij qyteti, Neritan Zotaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.
 
Zotaj ushtroi detyrën e kryeinspektorit urbanistik të Elbasanit nga tetori i vitit 2012 deri vjeshtën e vitit të kaluar, në 24 shtator 2014, kur dhe u vu në akuzë.
 

Tiranë, kapen 4 adoleshentët që bënin kërdinë me vjedhje për skrap

Postuar në 22 Korrik, 2014 10:43

Katër të rinj nga Tirana janë arrestuar në flagrancë pasi vidhnin në kryeqytet pravaze metalike dhe kangjella rrethuese për ti shitur për skrap në pikat e grumbullimit.

Pukë, rrihet kryekomunari Gjoni dhe i merret patenta se ishte i dehur

Postuar në 22 Korrik, 2014 05:54

Kreu i Komunës së Rrapë në Pukë, Ndrue Gjoni është dhunuar fizikisht nga një 55-vjeçar nga Puka, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Ndërsa vetë kryekomunarit i është bllokuar patenta (leja e drejtimit të automjetit) pasi në momentin kur është shoqëruar nga polici po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Enver Katana, ka ushtruar dhunë fizike ndaj Gjonit, për shkak të një projekti për pyjet që 55-vjeçari pretendonte se po i bllokohej artificialisht nga kryetari i Komunës Ndue Gjoni, banuese në Buhot.

Zbulohet në Kamëz lokali si bazë kanabisi e lojëra ilegale pokeri

Postuar në 22 Korrik, 2014 03:27

Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë sot një lokal në Kamëz i cili shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndëdës narkotike të llojit kanabis sativa si dhe lojërave ilegale të pokerit, ndërsa është vënë në pranga edhe pronari i tij.
 

Vrasje e 5-fishtë, kundër fejesës së mbesës, shkon shuan familjen

Postuar në 22 Korrik, 2014 02:34

Përgjaket mëngjesi i kësaj të marte me një vrasje tragjike të 5-fishtë duke “shuar” një familje. Bajram Vrapi ka vrarë mbesën e tij minorene, dy vëllezërit e tij, kunatën dhe pas këtij akti tragjik, i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Suk të komunës Strungë të Fierit.

Tragjedi në Fier, vrasje e 5-fishtë

Postuar në 22 Korrik, 2014 02:15

Përgjaket mëngjesi i kësaj të marte me një vrasje tragjike të 5-fishtë. Burri vret dy vëllezër, kunatën, mbesën dhe më pas veten

 

Durrës, atentat 40-vjeçarit në Manzë, i mbijeton plumbave

Postuar në 22 Korrik, 2014 02:13

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës në rrugën Durrës-Manzë, tek kthesa e Maminasit.

Roland Farruku, banues në Manzë, është qëlluar me armë dhe ka marrë një plumb në shpatull dhe një në ije, por fatmirësisht arriti t’i mbijetojë plumbave. Bluzat e bardha të qytetit bregdetar të Durrësit bëjnë me dije se 40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan, pranga 2 mashtruesve premtonin punësim në Kanda e BE

Postuar në 22 Korrik, 2014 02:12

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Punësim i rremë”, ka arrestuar dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët se do t’i çonin të punonin në Kanada dhe vende të tjera të BE, duke u marrë në këmbim para.
 
Në pranga kanë rënë Mihal Shyti 44 vjeç banues në Prrenjas të Librazhdit dhe Lorenc Cuke 37 vjeç banues në Korçë. Sipas hetimeve të kryera të dy këta persona në bashkëpunim kanë mashtruar 20 qytetarë duke u premtuar punësim në Kanada e vende të BE, dhe duke ju marrë në këmbim një shumë prej 500 eurosh.
 

Tiranë, arrestohet grabitësi, i gjendet një armë pa leje

Postuar në 21 Korrik, 2014 20:16

Arrestohet nga efektivet e komisariatit numër 5, Ernest Doda, person i shpallur në kërkim për grabitje.

Në momentin e arrestimit Ernest Dodës i është gjetur një pistoletë në brez, për të cilën dyshohet se është pa leje.

Arrestimi i tij, u bë në afërsi të Institutit Bujqësor, në Kamëz. Doda ishte shpallur në kërkim për grabitje me armë në bashkëpunim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara