Arkiv-Lajme të përditësuara
Vjedhja e thesarit, 5 anëtarë komisioni të dyshuar kryesorë
Pesë persona, anëtarë të komisionit të asgjësimit të parave të tërhequra nga qarkullimi, për momentin janë njerëzit më të dyshuar të prokurorisë, për supervjedhjen e kryer në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë, për dy njerëzit e arrestuar specialistin Ardian Bitraj, përgjegjësen Mimoza Bruzia, Drejtorin e Qëndrës së Emisionit Dorian Çollaku, dhe dy persona të tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen publike nga organi i akuzës.
Sarandë, 13-vjeçari gjendet i mbytur në Gjirin e Podës
Gjëndet ne breg të detit trupi i pa jetë i një 13-vjeçari. Shkaku i vdekjes së të miturit me inicialet E.D raportohet të jetë mbytja në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur Gjiri i Podës, në breg të detit të Srandës. I mituri është trasportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë deklaruar se ai ka mbërritur vdekur.
Policia po heton shkakun e mbytjes së 13-vjeçarit ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Gjithashtu është bërë e ditur se i mituri dinte shumë mirë të notonte dhe se njihej si një fëmijë mjaft i shkathët.
Vlorë, shpëtohen dy të rinjtë nga Tirana, u bllokuan 6 orë në det
Dy persona të denoncuar të humbur në det të hapur prej më shumë se 6 orësh janë shpëtuar nga policia e Vlorës.
Fjordi Mecaj dhe Albert Rrahmani rreth orës 10:00 kishin dalë në det me një mjet lundrues sportiv, pedalon dhe nuk ishin kthyer në breg. Të afrimit e dy peronave nga Tirana njoftuan policinë, e cila u vendos në lëvizje duke filluar kërkimet për operacionin e kërkim-shpëtimit.
Atentat ish-shefit të SHKB Tropojë
Ish-shefi i komisariatit të Tropojës, Besnik Sokolaj ka rënë pre e një atentati me armë mbrëmjen e së premtes nga persona të paidentifikuar , ku fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24.00 në Margegaj, teksa autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës së 45-vjeçarit, i cili kthehej nga një iftar në Kosovë, për në banesën e tij në Bajram Curr.
Dibër, priten 1.5 ha pyje në parkun kombëtar, banorët: Urdhër i komunës
Zona e shpallur një vit më parë park kombëtar natyror dëmtohet nga prerjet e paligjshme drusore. Janë prerë mbi 45 m/kub lëndë drusore. Kjo ka ndodhur në fshatin Rabdisht të komunës Melan të qarkut të Dibrës, ku një sipërfaqe prej 1.5 hektar është dëmtuar nga disa banorë të fshatit.
Sarandë, 18-vjeçarja e denoncuar e humbur, rrëmbehet për prostitucion
Nje 18-vjecare nga Tirana, e cila ishte shpallur ne kerkim pasi ishte denoncuar nga familja e humbur, eshte rrembyer dhe eshte dhunuar fizikisht nga 5 te rinj ne qytetin e Sarandes. Policia arrestoi ne flagrance te rinjte nga Durresi e Shijaku, ndersa ne banesen e tyre iu gjeten maska dhe arme te ftohta. 18-vjecarja, pasi ishte larguar nga banesa punonte kamariere ne Sarande, ndersa mesohet se nje person i gjashte ka tentuar ta shtyje per te ushtruar prostitucion, ndaj te cilit ka nisur procedim penal.
Akuzohet për mashtrim, pranga kreut të fondacionit “Caritate”
Kreu i shoqatës “Caritate Christi Compulsi Balcan”, Massimo Nicolini është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Shtetasi italian u arrestua nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet për mashtrime në hapjen e një qendre shëndetësore. Për këtë shtetas janë bërë 9 denoncime në Tiranë brenda dy javëve.
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kapet 'bashkëpunëtori' i vrasjes së 2 vëllezërve në sherrin për kromin
Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 19-vjeçarin Sekret Burgjisha, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me autorin e krimit Muharrem Burgjisha i cili ekzekutoi dje për vdekje me kallashnikov dy vëllezër dhe plagosi djalin e njërit prej tyre në zonën e Kalimashit për arsye pronësie të galerisë së kromit.
Arrestimi i 19 vjeçarit u bë i mundur nga policia e kukësit pasi dyshohet se ai ka qenë bashkëpunëtor në krimin e mesditës së djeshme.
Korçë, ujërat e zeza dhe mungesa e kanalizimeve ndotin liqenin e Prespës
Fshatra të shumtë të rajonit juglindor përballen me problemin e kanalizimeve dhe ujërave të ndotura të cilat derdhen në sipërfaqe të hapura apo liqene, duke u kthyer në rrezik për banorët dhe mjedisin. Liqeni i Prespës është kthyer në portën pritëse të ndotjeve që derdhen nga fshatrat e Komunës Pustec në Korçë të cilat prej vitesh nuk kanë kanalizime dhe i kanë devijuar derdhjet drejt liqenit duke kërcënuar florën dhe faunën e tij. Banorët tregojnë se kjo situatë i ka shqetësuar ato prej vitesh.
Rëndohet gjendja e 35-vjeçarit të prekur nga ethet hemorragjike
Gjendja shëndetësore e pacientit N. Gj., i cili është prekur nga ethet hemorragjike dhe ndodhet i shtruar në reanimacionin e QSUT-së, është mjaft kritike.
Zyra e shtypit e QSUT-së ka bërë të ditur se 12 orët e fundit gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit nga Radomira e Peshkopisë është përkeqësuar dhe si pasojë e insuficiencës renale progresive ndaj mjekimit është marrë vendimi që ai t’i nënshtrohet Dializës.