Dibër, priten 1.5 ha pyje në parkun kombëtar, banorët: Urdhër i komunës

Zona e shpallur një vit më parë park kombëtar natyror dëmtohet nga prerjet e paligjshme drusore. Janë prerë mbi 45 m/kub lëndë drusore. Kjo ka ndodhur në fshatin Rabdisht të komunës Melan të qarkut të Dibrës, ku një sipërfaqe prej 1.5 hektar është dëmtuar nga disa banorë të fshatit.
Denoncimi ka ardhur nga banorët e fshatit, pasi në këtë zonë nuk janë lejuar kurrë prerjet masive të lëndeve drusore. Sipas banorëve kjo zonë është ruajtuar deri tani nga roje private të paguar nga vetë fshati. Por banorët dëmtues të pyjeve kanë pretenduar se po i prisnin pyjet me urdhër të Komunës për furnizimin e shkollave të komunës, gjë e cila është hedhur poshtë pas denoncimit në Drejtorinë e Sherbimit Pyjor.
Pas denoncimit policia pyjore në bashkëpunim me DPSH Dibër kanë marrë masa për të ngritur padi penale ndaj drejtuesve të komunës Melan për prerjet e paligjshme dhe mos denoncimin e banorve demtues .
Add new comment