Sarandë, 18-vjeçarja e denoncuar e  humbur, rrëmbehet për prostitucion

Postuar në 26 Korrik, 2014 10:44

Nje 18-vjecare nga Tirana, e cila ishte shpallur ne kerkim pasi ishte denoncuar nga familja e humbur, eshte rrembyer dhe eshte dhunuar fizikisht nga 5 te rinj ne qytetin e Sarandes. Policia arrestoi ne flagrance te rinjte nga Durresi e Shijaku, ndersa ne banesen e tyre iu gjeten maska dhe arme te ftohta. 18-vjecarja, pasi ishte larguar nga banesa punonte kamariere ne Sarande, ndersa mesohet se nje person i gjashte ka tentuar ta shtyje per te ushtruar prostitucion, ndaj te cilit ka nisur procedim penal.

Kanë shfrytëzuar faktin që ishte e vetme në mes të Sarandës që 5 të rinj të rrëmbenin një 18-vjeçare duke e mbajtur me forcë në banesën e tyre…madje një person i gjashtë ka tentuar ta shtyjë mazhorenen që të ushtronte prostitucion.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku policia e qytetit bregdetar arrestoi në flagrancë 5 të rinj nga Shijaku dhe Durrësit, të cilët duke ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime me armë të ftohta, i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 18-vjeçares nga Tirana me inicialet M.I, e cila punonte kamariere në Bar-kafe "Monalisa" në qytetin e Sarandës.

Në fakt, e reja rezultonte e shpallur në kërkim pasi prindërit e kishin denoncuar të humbur, pasi ishte larguar nga familja pa dijeninë e tyre.

Personat e arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandes
Ermal Adem Taka 26 vjeç, banues në Shijak
Perparim Ismail Brecani 26 vjeç, banues Durrës
Arlind Shaqir Maroshi 21 vjeç, banues në Hamallaj Durrës
Amaril shaqir maroshi 19 vjeç, banues në Hamallaj Durrës
Ramiz Kujtim Cenaj, 19 vjeç, banues në Manëz

Në banesën e këtyre shtetasve u gjendën maska, armë të ftohta, të cilat kishin shërbyer për të rrëmbyer 18-vjeçaren nga Tirana dhe për ta kërcënuar atë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal ndaj një personi të gjashtë, 20-vjeçari Endri Arjan Kabili lindur e banues Shijak, i cili dyshohet  se ka tentuar ta shtyjë të renë për të ushtruar prostitucion.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale të “Heqje e paligjshme e lirisë dhe shtytjes për të ushtruar prostitucion” parashikuar nga neni 110/2, 25 dhe 114  të Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.