Vjedhja e thesarit, 5 anëtarë komisioni të dyshuar kryesorë

Pesë persona, anëtarë të komisionit të asgjësimit të parave të tërhequra nga qarkullimi, për momentin janë njerëzit më të dyshuar të prokurorisë, për supervjedhjen e kryer në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë, për dy njerëzit e arrestuar specialistin Ardian Bitraj, përgjegjësen Mimoza Bruzia, Drejtorin e Qëndrës së Emisionit Dorian Çollaku, dhe dy persona të tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen publike nga organi i akuzës. Sipas prokurorisë këta persona janë njerëzit që kishin në monitorim dhe që ngarkoheshin për shkatërrimin e parave stok, që ndodheshin në repartin sekret të koduar me gërmën “X” në Linzë.
Sipas burimeve, në seksionin sekret ku qëndrojnë paratë e vjetra, hyjnë gjithmonë 5 persona anëtarë të komisionit me qëllim kryerjen e procedurave. Në këtë rast prokurorët e Tiranës, janë përballë një pikëpyetje se si ka arritur të hyjë në dhomën kasafortë vetëm i arrestuari Ardian Bitraj? Pikëpyetje kjo që kërkon hetime për të marrë përgjigje.
Add new comment