Arkiv-Lajme të përditësuara
Qeveria transferon KQZ-në,e zhvendos te godina e ish-Ministrisë së Mbrojtjes.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur edhe transferimi i zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ambientet pranë Pallatit të Kongreseve tek ambientet e ish-Ministrisë së Mbrojtjes.
Ambientet e reja do të jenë në qendër të qytetit përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke bërë që ky institucion i rëndësishëm të mos jetë më në ambientet e pasme të Pallatit të Kongreseve.
Shkodër, i dënuari me 12 vjet doli me leje nga burgu e plagosi policin.
Kristian Lumaj, një i dënuar nga gjykata me 12 vjet burg për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” është personi që ka plagosur me armë zjari efektivin e policisë së Shkodrës, Kastriot Preçi. Lumaj kishte vetëm pak ditë që ishte i lirë, pas një leje disa ditore të marrë nga burgu i Fushë-Krujës. Ai kishte thyer këtë lejë duke mos u kthyer në ambjentet e burgut dhe se prej dy ditësh ishte shpallur në këkrkim policor.
Qeveria jep afro 600 mln lekë për vizitën e Papa Françeskut.
Një shtesë fondi afër 600 milionë lekë në buxhetin e vitit 2014 është miratuar për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për organizimin e punëve në vijim të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri.
Tiranë, dy persona grabisin me armë 1 qytetar kur doli nga farmacia.
Një grabitje me armë është raportuar pasditën e sotme në kryeqytet. Dy persona kanë sulmuar dhe grabitur një qytetar në rrugën “Hoxha Tahsin” në Tiranë, i cili po dilte nga farmacia.
Mëshoet se dy grabitësit janë përleshur me qytetarin, ndërsa njëri prej tyre madje ka nxjerrë edhe armë, por fatmirësisht nuk ka pasur të shtëna. Nuk dihet ende identiteti i dy grabitësve si dhe i qytetarit dhunuar.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e qytetarit është jashtë rrezikut për jetën, i cili ka marrë vetëm shembje në krah, ndërsa grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Tiranë, pranga 33 vjeçarit të kërkuar në 2009 tentoi të vriste një polic.
Komisariati i policisë numër 5 në Tiranë, ka arrestuar Luljet Tormetaj 33 vjeç i shpallur në kërkim për veprën penale, tentativë vrasje të punonjësit të policisë rrugore në Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në datë 26.11.2009 në qendër të qytet të Lezhës ku 33 vjeçari ka plagosur me dy plumba në këmbë, Krenar Molla efektivin e policisë teksa kthehej në banesë. Agresori dhe i plagosuri kanë pasur një konflikt pronësie mes tyre dhe, sipas burimeve policore, ky kanë qenë shkaku i plagosjes.
SHBA, Gradohen 24 ushtarakë shqiptarë në New Jersey.
24 ushtarakë shqiptarë të cilët studiuan në programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të Gardës së New Jersey në SHBA janë graduar ditën e sotme.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmirësohet shëndeti i 35 vjeçarit të prekur nga “ethet hemoragjike”
Përmirësohet gjendja shëndetësore ee 35-vjeçarit nga Dibra, N.Gj. i cili është prekur nga ethet hemoragjike.
Burime zyrtare nga QSUT bëjnë të ditur se ai ka kaluar rrezikun kritik për jetën dhe tashmë është shtruar në pavijonin e Infektivit duke lënë që prej mëngjesit të sotshëm reanimacionit.
Sipas grupit të mjekëve që e kanë monitoruar gjendjen e tij shëndetësore, ai reagoi mirë ndaj dializës duke rikthyer në normalitet disa nga funksionet kyçe të trupit që i ishin dëmtuar nga sëmundja.
Pranga grupit që shiste kokainë në Plazhin e Durrësit, 1 në kërkim.
Policia e Durrësit arreston në flagrancë 3 persona në tentativë për të shitur kokainë në qytetin e Durrësit, pranë zonës së Plazhit.
Në kuadër të operacionit “Express” u sekustruan 26 doza kokaine të përgatitura për shitje, të cilat iu gjetën me vete personave të arrestuar, ndërsa në banesën e tyre u gjetën dhe 100 gramë nga e njëjta lëndë narkotike.
Konkretisht në orën 23.50 të 29 Korrikut u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
'Frroku', s'vjen në gjyq dëshmitari që thotë se e pa të vrasë Lamajn.
Dëshmitari kyç, i cili mund të hidhte dritë mbi vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj shkurtin e vitit të kaluar, nuk është paraqitur në seancën e kësaj të mërkure kundër Arben Frrokut në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ky fakt ka mjaftuar për Genc Gjokutajn, avokatin e të akuzuarit të vetëm të drejtësisë për ekzekutimin e Lamajt, për të deklaruar dyshimet për zhdukjen e dëshmitarit të konsideruar X-s me emrin e koduar Arben Ndoka.
Territorialja, protesta kundër ndarjes së re në Leskovik dhe Vlorë.
Vijojnë protestat e banorëve në Vlorë dhe Leskovik ndaj ndarjes së re administrative-territoriale. Paraditen e sotme banorët e Leskovikut kanë protestuar kundër reformës territoriale, duke bllokuar aksin Leskovik-Ersekë. Këta banorët kërkojnë që Leskoviku të mbetet njësi më vete.
Po kështu, edhe banorët e komunave Brataj, Kote, Sevaster, Vllahinë në Vlorë kundërshtojnë bashkimin me Selenicë, i parashikuar sipas ndarjes së re territoriale.