Arkiv-Lajme të përditësuara
Vodhi mbi 50 milionë lekë karburant dënohet me 5 vite burg magazinieri
Një magazinier i Universitetit Bujqësor ka arritur të zhdukë nga magazina nr.1 e këtij universiteti një sasi prej 12 mijë litra naftë, 13.300 litra gazoil dhe 100 litra benzinë me një kosto financiare që përllogaritet mbi 50 milion lekë të vjetra. Flamur Maksuti, është kallëzuar nga rektori i këtij universiteti për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrë”.
Kakavijë, defekt në sistemin kompjuterik, bllokohet lëvizja
Një defekt në sistemin kompjuterik në palës greke ka sjellë ndërprerjen e lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës.
Që nga ora 14:00 kur ka ndodhur dhe ky defekt është ndërprerë lëvizja, ndërsa pala greke po punon për riparimin e defektit.
Nuk dihet se sa do të zgjat ky problem që ka bllokuar kalimin e emigrantëve në dt anët e pikës kufitare.
Vlorë, policia asgjëson 130 rrënjë kanabis sativa, në kërkim autorët
130 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës në vijimësi të planit operacional të koduar "Antikanabis" për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Efektivët e policisë kanë zbuluar lëndën narkotike në territorin e fshatit Mazhar, Komuna Kotë dhe pikerisht në vendin e quajtur “Driza e Vreshtës”, ndërsa ishte me lartësi nga 1 - 1.6 metra si dhe ishte kultivuar në 3 parcela të ndryshme në toke publike.
Pasi u bë asgjësimi me djegie i lëndës narkotike materialet ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të hetimeve.
Politika përcjell urime për Fiter Bajramin
Në festën e Fiter Bajramit nuk kanë munguar urimet e politikës shqiptare. Kryeministri Rama ka përcjellë urimet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit, duke u shprehur se “në këtë ditë jemi të gjithë të barabartë”.
Po kështu edhe deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka uruar shqiptarët për më shumë paqe e begati.
Furtuna lë pa energji Orikumin Radhimën, Tragjas dhe Dukatin
Disa zona bregdetare në jug të vendit vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në Radhimë, Orikum, Tragjas, dhe Dukat, është shkëputur energjia elektrike rreth orës 04:00 të mëngjesit si pasojë e furtunës së erës dhe reshjeve të shiut.
Ndërkaq, bëhet me dije se po punohet për riparimin e defektit.
Territorialja, Orikumi kundër reformës, banorët dalin në protestë
Mes protestave në zona të ndryshme të Shqipërisë edhe banorët e Orikumit kanë dalë kundër ndarjes së re territoriale me 61 bashki e cila pritet ë miratohet seancën e ardhshme parlamentare. Ata kanë protestuar kundër reformës ndërsa kanë bllokuar aksin nacional Vlorë-Sarandë. Sipas tyre, reforma e re territoriale do t’i penalizojë, pasi njësia vendore e Orikumit do t’i kalojë Vlorës.
Disa ditë më parë Këshilli i Bashkisë së Orikumit kanë kërkuar që kjo njësi vendore të mbete një bashki më vete.
Igli Tare kërcënohet me jetën e tij e të familjarëve nga tifozët e Lazios
Vijojnë ditët e vështira për Igli Taren në Itali. Ish-futbollisti i Kombëtares rrëfen se është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve nga tifozët e Lazios ku ai prej vitesh është në rolin e drejtorit sportiv. E gjitha e ka zanafillën tek dështimi i transferimit të mbrojtësit Astori tek skuadra bardhekaltër nga ana e numrit një të merkatos. Tare është i lodhur nga kjo situatë por nuk dorëzohet dhe nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
Fenomeni/ Mbrëmë në Tiranë qielli u ndriçua në mes të natës
Në mes të natës, qielli është ndriçuar mbrëmë. Fenomeni është parë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dhe rrjetet sociale janë mbushur me fotografi.
Çfarë fenomeni mund të jetë ky?
Zyrtarisht, askush nuk është deklaruar për këtë, por mendohet të jetë një fenomen që ndodh 1 herë në 127 vjet, kur dielli lëshon rreze të dyfishta për gati 3 orë dhe hëna luan rolin e pasqyres duke reflektuar dritat që panë tiranasit mbrëmë.
Festohet Fiter Bajrami, mijëra besimtarë falen në bulevard
Pas një muaji agjërim, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Ceremonia e faljes së Bajramit nga besimtarët myslimanë u bë si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bajrami u fal në orën 6:23, duke mbyllur kështu edhe muajin e madhërueshëm të Ramazanit.
Gjithashtu vend falje e Bajramit është bërë edhe në segmentin rrugor të rrugës “Myslym Shyri” që bashkohet me bulevardin "Dëshmorët e Kombit", i cili shërbeu për faljen e grave.
Tiranë, zjarr në një shtyllë elektrike, shkak tensioni i lartë
Një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë “Medresesë”, rreth orës 21.00, ndërsa mësohet se nuk ka lënduar nga zjarri.
Shkak i zjarri në shtyllën elektrike dyshohet të ketë qenë tensioni i lartë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.