Territorialja, Orikumi kundër reformës, banorët dalin në protestë

Postuar në 28 Korrik, 2014 04:37

Mes protestave në zona të ndryshme të Shqipërisë edhe banorët e Orikumit kanë dalë kundër ndarjes së re territoriale me 61 bashki e cila pritet ë miratohet seancën e ardhshme parlamentare. Ata kanë protestuar kundër reformës ndërsa kanë bllokuar aksin nacional Vlorë-Sarandë.  Sipas tyre, reforma e re territoriale do t’i penalizojë, pasi njësia vendore e Orikumit do t’i kalojë Vlorës.
  
Disa ditë më parë Këshilli i Bashkisë së Orikumit kanë kërkuar që kjo njësi vendore të mbete një bashki më vete.
 
Kryetari i Këshillit Bashkiak Agim Begotaraj është shprehur se keshilltarët kanë firmosur një peticion drejtuar ministrit në të cilin thuhet se nëse vendoset qe Orikumi t’i bashkohet Vlorës atëherë do të ketë bojkot jo vetëm të Këshillit Bashkiak por edhe të zgjedhjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.