Arkiv-Lajme të përditësuara

Bllokohet rruga Shkodër-Tiranë protesta për Reformen Territoriale

Postuar në 26 Korrik, 2014 05:33

Kundër reformës administrative-territoriale kanë protestuar mëngjesin e sotëm edhe banorët e komunës Bërdicë në Shkodër. Po kështu edhe banorët e komunës Pojan të Korçës kanë protestuar ndaj reformës territoriale, pasi me ndarjen e re kjo komunë i bashkohet Maliqit. Banorët e kësaj komune kanë protestuar kundër shkrirjes së saj dhe kanë deklaruar se do të bojkotojnë zgjedhjet.

Katër mijë euro për vërtetim gjakmarrje, zbardhet përgjimi

Postuar në 26 Korrik, 2014 03:59

Shpallet fajtor dhe dënohet me 8 muaj heqje lirie Ndrec Prenga, Kryetari i Asamblesë së Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve në Durrës. Prenga, lëshonte vërtetime të fallsifikuara për persona që plotësonin dokumenta për azil politik në Francë, Itali, Kanada dhe vende të tjera të BE. Nga hetimet dhe përgjimet e njësisë hetimore Task-Forcë, janë zbuluar dhe dy persona bashkëpunëtorë si Tom Marena dhe Petrit Ndoj, të cilët ditën e djeshme u dënuam me 6 dhe 5 muaj heqje lirie. 

Sherri për kromin, qëllon me kallash për vdekje vëllezërit

Postuar në 26 Korrik, 2014 03:59

Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një krimi të rëndë të ndodhur rreth orës 11:30 në Kalimash të Kukësit. Ngjarja ka pasur si motiv një konflikt për kromin në minierën e Kalimashit. Sipas policisë autori i vrasjes është Muharrem Burgjisha ndërsa viktimat janë Emri Batusha 45 vjeç dhe vëllai i tij Bilbil Batusha 30 vjeç ndërsa i plagosur mbeti Arbër Batusha 16 vjeç, djali i Emrit.  

Pyetet drejtori Dorian Çollaku, mohon implikimin në vjedhjen e BSH

Postuar në 26 Korrik, 2014 03:58

Punonjës të tjerë të Bankës së Shqipërisë, dyshohet se janë përfshirë në supervjedhjen e mbi 700 miliard lekëve nga reparti sekret i koduar me shkronjën “X” në Linzë. Mësohet se në 24 orët e fundit, hetimet janë shtrirë jo vetëm tek ish-specialisti Ardian Bitraj dhe përgjegjësia Mimoza Bruzia, por edhe tek Drejtori i Qëndrës së Emisionit, Dorian Çollaku. Ky i fundit sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës ka marrë detyrën në vitin 2011 dhe punësimi i tij është bërë me firmën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.  

Tiranë, kallëzohen 14 persona për vjedhje të energjisë elektrike‏

Postuar në 25 Korrik, 2014 15:13

Plot 14 subjekte, 4 prej tyre biznese privatë dhe 10 familjarë, janë kallëzuar penalisht nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në bashkëpunim me komisariatin e policisë në zonën e Kamzës dhe atë të Sanatoriumit. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, këto persona nuk kishin asnjë kontratë me kompaninë, por furnizoheshin me energji elektrike në mënyrë te paligjshme.
 

Shkodër, asgjësohen 5941 rrënjë kanabis të mbjella në 25 parcela

Postuar në 25 Korrik, 2014 11:53

Rreth 5941 rrënjë bimë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar ditën e sotme në Shkodër. Në vijim të operacioneve antikanabis, forcat e policisë së Shkodrës kanë evidentuar 25 parcela të mbjella me bimë narkotike, të llojit kanabis sativa. Sipas policisë së Shkodrës bima narkotike ishte e mbjellë në parcela të 4 fshatrave të Shkodrës.
 
Kështu bima narkotike e asgjësuar ishte mbjellë në:
 
- Fshati Vasiaj, Komuna Shllak me 9 parcela, gjithsej 3440 bimës kanabis sativa.
 

Padi Prendit, i jepte rrogën shefes në Gardë pa qenë fare në Shqipëri

Postuar në 25 Korrik, 2014 09:05

Ish-komandantët e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi e Artan Hoxha, si dhe dy punonjës të tjerë të Gardës janë kallëzuar në Prokurori nga Ministria e Punëve të Brendshme për shpërdorim detyre. A1 Report mëson se padia është bërë gjatë ditës së enjte në Prokurorinë e Tiranës nën akuzën se kanë firmosur për pagat e ish- shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës, për një periudhë kur Shqipe Spahiu nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Kukës, vritet 1 person, plagosen 2 të tjerë, dyshohet për kromin

Postuar në 25 Korrik, 2014 08:14

Një konflikt i nisur për pronësinë e një galerie kromi ka agravuar deri në përdorimin e armëve dhe është finalizuar me një të vdekur dhe dy të plagosur.
 
Muharrem Buzhiqa banor i fshatit Kalimash, pas një debat verbal me shtetasit Arber, Bilbil dhe Ermir Batusha ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të këtyre te fundit.
 
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, Ermiri, ndërsa babë e bir, Bilbil dhe Arber Batusha kanë mbetur të plagosur.
 

Tragjedia në Korçë, flet e motra "Dyshonte për atësinë e fëmijës"

Postuar në 25 Korrik, 2014 08:13

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e mbrëmjes së djeshme në Korçë, ku Edmond Fiqi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Albina Fiqin dhe fëmijën e tij 1 vjeç. Sipas motrës së autorit të krimit, Fatmira Fiqi, "shkak i vrasjes së trefishtë ka qenë dyshimi i Edmondit për atësinë e fëmijës."
 

Krujë, plagoset me armë 27-vjeçari pranga 2 autorëve, shkak hakmarrja

Postuar në 25 Korrik, 2014 08:11

Një tentativë për vrasje për motive hakmarrje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Luz të Krujës ku një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri, ndërsa policia ka mundur të arrestojë autorët.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara