Bllokohet rruga Shkodër-Tiranë protesta për Reformen Territoriale

Kundër reformës administrative-territoriale kanë protestuar mëngjesin e sotëm edhe banorët e komunës Bërdicë në Shkodër. Po kështu edhe banorët e komunës Pojan të Korçës kanë protestuar ndaj reformës territoriale, pasi me ndarjen e re kjo komunë i bashkohet Maliqit. Banorët e kësaj komune kanë protestuar kundër shkrirjes së saj dhe kanë deklaruar se do të bojkotojnë zgjedhjet.
Protestuesit në Shkodër kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Shkodër-Tiranë, pranë Harkut të Bërdicës.
Në protestën e banorëve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe drejtues njësive të djathta në Shkodër.
Protestuesit kundërshtojnë ndarjen e Shkodrës në 2 njësi, dhe kërkojnë që disa komuna të nën Shkodrës, Velipoja dhe Bërdica të mos bashkohen me bashkinë Shkodër.
Banorët e këtyre zonave kërkojnë që secila nga këto zona të qëndrojë njësi më vetë, për shkak të traditave të ndryshme që ato kanë sipas tyre.
Add new comment