Tragjedia në Korçë, flet e motra "Dyshonte për atësinë e fëmijës"

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e mbrëmjes së djeshme në Korçë, ku Edmond Fiqi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Albina Fiqin dhe fëmijën e tij 1 vjeç. Sipas motrës së autorit të krimit, Fatmira Fiqi, "shkak i vrasjes së trefishtë ka qenë dyshimi i Edmondit për atësinë e fëmijës."
Sipas Fatmirës, "çifti kishte grindje të vazhdueshme që pas lindjes së fëmijës, pasi i ati vijonte dyshimet për atësinë e tij." Nga ana tjetër ajo shprehet se krimi i ka ardhur në mënyrë të papritur, pasi sipas saj krahas grindjeve, Edmondi ishte një njeri i rregullt i cili shkonte në emigrim në Greqi dhe punonte për të siguruar jetesën e familjes së tij.
Ndërkohë trupi i pajetë i bashkëshortës së vrarë Albinës është tërhequr nga familjarët në Durrës, ndërkohë që në morg ndodhet trupi i fëmijës 1 vjeç, i cili pritet gjithashtu të merret nga familjarët.
Ndërkaq hetimi i policisë ka zbuluar se në vitin 2002 vëllai i autorit te masakrës së Korçës ka vrarë vjehrrin kunatën dhe veten në fshatni Mbojre të Korçës.
Mbrëmjen e djeshme, një vrasje e trefishtë tronditi fshatin e Boboshticë së qytetit të Korçës. Edmond Fiqi 50 vjeç, ka qëlluar me automatik bashkëshorten e tij Albina Fiqi 40 vjeç dhe fëmijën e tij 1 vjeç. Pasi ka vrarë 2 pjesëtarët e familjes së tij Edmond Fiqi ka qëlluar edhe në drejtim të vetes.
Add new comment