Ndërtimet pa leje, 1 vit burg ish-kryeinspektorit të INUV Elbasan

Gjykata e Elbasanit dënoi të martën me 1 vit burg ish-kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së këtij qyteti, Neritan Zotaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Zotaj ushtroi detyrën e kryeinspektorit urbanistik të Elbasanit nga tetori i vitit 2012 deri vjeshtën e vitit të kaluar, në 24 shtator 2014, kur dhe u vu në akuzë.
Ishte një kontroll i Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar në zyrën e Elbasanit ku zbuloi dosje konstatimesh dhe referimesh për shtesa dhe ndërtime pa leje, për të cilat arbitrarisht nuk ishte marrë vendim dhe nuk ishte ndërhyrë.
Sipas dosjes së akuzës bëhet fjalë për 20 raste, nga cilat 5 raste të mosmarrjes së masave administrative “gjobë dhe pezullim punimesh”; 9 raste të mosmarrjes së masave “gjobë dhe prishje të objekteve të paligjshme”; 5 raste të mosreferimit “kallëzim penal” në organin e Prokurorisë dhe 1 rast të mosmarrjes së masave për “prishje objekti”
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ushtroi pranë INU-së së Bashkisë së Elbasanit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga ky kontroll, si dhe nga hetimi, ka rezultuar se ishin kryer procedurat e kontrollit dhe konstatimit të një sërë kundravajtjesh administrative në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës nga ana e inspektorëve. Por pavarësisht këtij momenti, nga ana e kryeinspektorit Neritan Zotaj, nuk rezultoi të ishte kryer vazhdimi i procedurës së përcaktuar në ligj, duke mos u respektuar afati i marrjes së vendimeve përkatëse dhe madje as nuk është kryer në kuadrin e detyrës vendimmarrja.
Add new comment