Elbasan, pranga 2 mashtruesve premtonin punësim në Kanda e BE

Postuar në 22 Korrik, 2014 02:12

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Punësim i rremë”, ka arrestuar dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët se do t’i çonin të punonin në Kanada dhe vende të tjera të BE, duke u marrë në këmbim para.
 
Në pranga kanë rënë Mihal Shyti 44 vjeç banues në Prrenjas të Librazhdit dhe Lorenc Cuke 37 vjeç banues në Korçë. Sipas hetimeve të kryera të dy këta persona në bashkëpunim kanë mashtruar 20 qytetarë duke u premtuar punësim në Kanada e vende të BE, dhe duke ju marrë në këmbim një shumë prej 500 eurosh.
 
Sipas policisë Shyti dhe Cuke, për kryerjen e këtij mashtrimi kanë bashkëpunuar edhe me një shtetas të huaj, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Ndërkaq hetimet lidhur me këtë veprimtari kriminale mashtrimi ndaj dy të arrestuarve vijon, për të zbardhur të plotë aktivitetin ilegal.
 
Materialet në ngarkim ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale. Ky është rasti i dytë i mashtrimeve të tilla në brenda 1 jave. Pak ditë më parë, një shtetas maqedonas, Vasco Pop Gorov, përmes një zyre fiktive emigrimi për në Kanada e Australi para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kishte mashtruar dhjetëra persona duke përfituar një shumë prej 300 mijë eurosh, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.