Arkiv-Lajme të përditësuara

Lezhë, kapet 30 vjeçarja e shpallur në kërkim, kishte vjedhur 23 mijë €

Postuar në 18 Korrik, 2014 12:42

Një 30-vjeçare nga Kruja, e shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga e Policia Lezhës, pasditën e sotme.Në prangat e policisë ka rënë Dilore Marku nga qyteti i Krujës. 30-vjeçarja Marku ishte dënuar nga Gjykata e këtij rrethi në mungesë me 2 vite burg për vepren penale të vjedhjes.

Ajo akuzohet se ka vjedhur 23.000 euro, në një biznes privat në qytetin e Krujës por ju kishte shpëtuar prangave të policisë. Që prej kohës kur ajo kishte kryer krimin kishte mundur që të strehohej tek disa të afërm të saj në fshatin ishull Shëngjin të Lezhës.

Kukës, alarm nga tregu ushqimor s'plotëson kushtet higjeno - sanitare

Postuar në 18 Korrik, 2014 12:40

 Tregu ushqimor në qytetin e Kukësit nuk plotëson kushtet higjeno-sanitare. Alarmi është dhënë nga inspektorët e AKU, të cilët i bëjnë apel Bashkisë të marrë masa për këtë problem.

Dalja jashtë funksionit  e tregut te Kukësit ka bërë që tregtarët në këtë qytet produktet e tyre ushqimore ti shesin në tezga të improvizuara pa respektuar kushtet higjeno- sanitare.

Kallëzohen Burgaj e Kuliçaj, nuk arrestuan 6 gardistët e 21 janarit

Postuar në 18 Korrik, 2014 09:18

Tre vjet pas tragjëdisë së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, kallëzohen penalisht në Prokurori ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe ish-zëvëndësi i tij Agron Kuliçaj, pasi nuk zbatuan urdhërin e prokurorisë për arrestimin e 6 drejtuesve të Gardës së Republikës 48 orë pas vrasjes së demonsturesve të 21 janarit.

Kallëzimi penal është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që tashmë e ka regjistruar nisjen e hetimeve ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të policisë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës“.

Tiranë, tentativë grabitje në një “Exchange”, identifikohet autori

Postuar në 18 Korrik, 2014 09:16

Një tentativë grabitje është shënuar mesditën e kësaj të premte në kryeqytet, teksa një i ri me armë ka kërcënuar pronarin e “Exchange” për të marrë xhiron ditore. Ngjarja është shënuar në rrugën “Arkitekt Kasemi” në zonën e unazës pranë “Brrylit”, ndërsa refuzimi i pronarit të “Exchange” për të dhënë paratë dhe shtypja në kohë e alarmit ka shmangur grabitjen.

Elbasan, zjarr në kodrat e Krastës, digjen 3 ha pisha

Postuar në 18 Korrik, 2014 09:13

Një masiv prej 3 ha me pisha është djegur mesditën e së premtes në pyllin e Krastës në qytetin e Elbasan. Terreni i thyer kodrinor nuk ka bërë të mundur mbërritjen e zjarrfikëses në vendngjarje dhe zjarri është vënë në kontroll me mjete rrethanore. Sipas burime të shërbimit zjarrfikës, zjarrvënia nuk ka qenë e qëllimshme por ka qenë e favorizuar nga moti i nxehtë që ka bërë këto ditë.
 
Zjarri ka rënë në vendin e ish-repartit ushtarak. Pjesa më e madhe e djegur janë shkurre dhe ferra ndërsa, masivi me pisha është shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
 

Vlorë, vidhen 2 km kabull elektrik. Mbeten pa energji Radhima e Orikumi

Postuar në 18 Korrik, 2014 07:18

Rreth dy kilometër kabull elektrik i nënstacionit të ujësjellësit është vjedhur në Vlorës, duke lënë pa energji një pjesë të qytetit. Si pasojë, pa energji elektrike kanë mbetur nënstacionet e Ujit të Ftohtë, Radhimës dhe Orikumit. 

CEZ ka bërë në polici denoncimin për vjedhjen. Ndërkaq ka nisur puna për riparimin e dëmit që prej orës 03:00.

Policia po vijon punën zbardhjen e ngjarjes, dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
 

Tiranë, vodhi 200 mijë €, arrest me burg punonjëses së bankës

Postuar në 18 Korrik, 2014 07:16

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit me burg” për një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë në Tiranë, e cila dyshohet nga Prokuroria për vjedhjen e llogarive bankare të klientëve të ndryshëm, me një dëm rreth 200 mijë euro. Masa e sigurisë sapo është ekzekutuar nga oficerët e Policisë së Shtetit.
 

Ksamil, roja bregdetare shpëton nga mbytja 6 vjeçarin nga Kosova.

Postuar në 18 Korrik, 2014 07:12

Vendosja e rojeve bregdetare nëpër të gjithë bregdetin shqiptar, nismë kjo e mbështetur edhe nga opinioni publik, ka shtuar sigurinë nëpër plazhet e Shqipërisë.

Një fakt i tillë ka ndodhur në Ksamil, ku një roje bregdetare, i çertifikuar nga Qendra Lifeguard Albania ka shpëtuar mesditën e sotme një 6 vjeçar nga Kosova i cili ishte në rrezik mbytje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme ku roja bregdetare Skerdi Lako i ka shpëtuar jetën djaloshit 6 vjeçar me inicialet G.V.

Lirohet nga qelia “Ben Qimja” 11 ditë në arrest shtëpie

Postuar në 18 Korrik, 2014 01:27

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Isufajt ose siç njihet ndryshe,“Ben Qimja”, për të vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Mbrëmjen e djeshme Isufaj ka dalë nga qelia, ndërsa ishte arrestuar 4 muaj më parë. Vendimi u mor paradite në Gjykatën e Fierit, ndërsa një ditë më parë ishte rrëzuar kërkesa e prokurorisë për shtyrjen e afatave të paraburgimit me një muaj. Tashmë Isufaj i akuzuar për trafik droge do të presë në “arrest shtëpie” zhvillimin e procesit që drejtësia shqiptare ka ndërmarrë ndaj tij për llogari të shtetit italian.  

Novoselë, Benzi përplas për vdekje 40-vjeçaren, tentoi të kalojë rrugën

Postuar në 17 Korrik, 2014 15:40

Një 40-vjeçare është aksidentuar për vdekje nga një automjet teksa ka tentuar të kalojë rrugën. Aksidenti rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Novoselë, kur një grua 40-vjçare me inicialet L.Gjeci u përplas nga një automjet tip Benz që drejtohej nga 24-vjeçari Marinush Mbyeti nga fshati Delisuf.

Sipas burimeve nga policia, gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
 
Sipas burimeve mendohet se gruaja mund të ketë pasur probleme mendore. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara