Lezhë, kapet 30 vjeçarja e shpallur në kërkim, kishte vjedhur 23 mijë €

Një 30-vjeçare nga Kruja, e shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga e Policia Lezhës, pasditën e sotme.Në prangat e policisë ka rënë Dilore Marku nga qyteti i Krujës. 30-vjeçarja Marku ishte dënuar nga Gjykata e këtij rrethi në mungesë me 2 vite burg për vepren penale të vjedhjes.
Ajo akuzohet se ka vjedhur 23.000 euro, në një biznes privat në qytetin e Krujës por ju kishte shpëtuar prangave të policisë. Që prej kohës kur ajo kishte kryer krimin kishte mundur që të strehohej tek disa të afërm të saj në fshatin ishull Shëngjin të Lezhës.
Policia kishte marrë informacion për vendodhjen e saj, duke e prangosur pasditen e së premtës. Ajo është dërguar në komisariatin e Lezhës, ndërsa pritet që të transforehet ne Krujë, vend ku është edhe dënuar.
Add new comment