Elbasan, zjarr në kodrat e Krastës, digjen 3 ha pisha

Postuar në 18 Korrik, 2014 09:13

Një masiv prej 3 ha me pisha është djegur mesditën e së premtes në pyllin e Krastës në qytetin e Elbasan. Terreni i thyer kodrinor nuk ka bërë të mundur mbërritjen e zjarrfikëses në vendngjarje dhe zjarri është vënë në kontroll me mjete rrethanore. Sipas burime të shërbimit zjarrfikës, zjarrvënia nuk ka qenë e qëllimshme por ka qenë e favorizuar nga moti i nxehtë që ka bërë këto ditë.
 
Zjarri ka rënë në vendin e ish-repartit ushtarak. Pjesa më e madhe e djegur janë shkurre dhe ferra ndërsa, masivi me pisha është shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
 
Qarku i Elbasanit është mjaft problematik me zjarret që bien në periudhën e verës dhe për këtë arsye prefektura çdo vit ngrihet një taks-forcë për të monitoruar situatën.
 
Zonat më problematike janë: pylli i Dumresë, pylli i Krastës, parku i Librazhdit dhe masivi me ullinj në Peqin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.